E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Senatit cek, Sobotka, sot në Tiranë

Kryetari i Senatit të Parlamentit të Çekisë, Premysl Sobotka ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai do të zhvillojë takime me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, dhe Presidentin Sali Berisha. 

TIRANE- Kryetari i Senatit të Parlamentit të Çekisë, Premysl Sobotka ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij në axhendën e kryetarit të Senatit të Parlamentit çek përfshihen takime me homologen Topalli, me të cilën do të japë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu ai do të ketë takime dhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›