Kreu i ekzekutivit niset për një vizitë zyrtare në Kinë
Kryeministri Sali Berisha do të niset nesër drejt Republikës Popullore të Kinës, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dhe të marrë pjesë në Forumin e BOAS-s për Azinë. Me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, Ëen Jiaboa, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë, nga data 17 deri më 21 prill 2009. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në konferencën vjetore të Forumit të BOAO-s për Azinë. Është hera e dytë gjatë qeverisjes katërvjeçare të Partisë Demokratike që Kryeministri Berisha shkon për vizitë drejt një vendi komunist. Vizita e parë ishte në rastin e Lojërave Olimpike, ku Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë njëjavore. Në këtë aktivitet ai çuditi të gjithë opinionin pas përshëndetjes me dy gishta lart në parakalimin e delegacionit shqiptar në Pekin. Këtë herë në Kinë, shefi i qeverisë shqiptare do të qëndrojë për katër ditë, duke u takuar edhe me delegacione të larta të këtij vendi. Pas vizitës në Republikën Popullore të Kinës, Berisha pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë.