E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë-Kukës, nis marshimi në përkujtim të eksodit ‘99

Organizuar nga shoqata "Eksodi ‘99" dhe nga Komuna e Mitrovicës, mijëra kosovarë kanë nisur dje marshimin nga Mitrovica në drejtim të Kukësit, në përkujtim të dëbimit të dhunshëm të popullit shqiptar nga regjimi serb në vitin 1999. Dje, në orën 09:00, është bërë nisja e 99 personave nga sheshi "Adem Jashari" në Mitrovicë, të cilët kanë ecur më këmbë duke marshuar drejt Kukësit. Sipas drejtuesve të këshillit organizativ të manifestimit, marshuesit kanë ecur në drejtim të Pejës dhe Gjakovës dhe janë takuar në orën 17:00 në fshatin Xërxë, aty ku patën gjetur ndihmë të përndjekurit si sot 10 vjet më parë. Aty është mbajtur një program kulturo-artistik dhe më pas marshuesit janë shpërndarë nëpër shtëpitë e banorëve, ashtu siç kishte ndodhur 10 vite më parë. Drejtuesit e manifestimit kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që sot, 16 prill, t‘i bashkohen masivisht këtij manifestimi në Kukës, duke shtuar faktin që kufiri do të jetë plotësisht i hapur për ta dhe se nuk do të ketë nevojë për pasaporta, meqë "të gjithë do të pajisen falas me karta të "Eksodit ‘99" me të cilat do të kalohet kufiri, tha një përfaqësues i shoqatës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›