E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i prezencës së SHBA-së në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër

21-10-2012 / Gazeta 55

Operacionet antidrogë, Arvizu përgëzon Policinë
Kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka përshëndetur realizimin me sukses të operacioneve antidrogë të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit në jug të vendit. 
Gjatë një vizite të zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku ka takuar krerët e këtij dikasteri, ambasadori Arvizu ka përgëzuar forcat e policisë për rezultatin e arritur në operacionet antidrogë, ndërkohë që i ka inkujaruar duke garantuar mbështetjen e SHBA-së në luftën kundra trafikimit të lëndëve narkotike. 
“Operacionet e zhvilluara ditët e fundit në jug të vendit janë pozitive për Policinë e Shtetit. Ju përgëzoj për sasinë e drogës së bllokuar dhe në momentin që do të mbërrij në Tiranë do të bëj një takim me eprorët tuaj”, theksoi Arvizu. 
Gjatë takimit me drejtuesit e lartë të Policisë së Gjirokastrës, ambasadori Arvizu vizitoi ambientet e drejtorisë së Policisë, si dhe vëzhgoi nga afër sasinë e lëndës narkotike të bllokuar një natë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit policia e qytetit jugor ka bërë të mundur sekuestrimin e 3.7 ton kanabis sativa dhe ka arrestuar 7 persona.
Kreu i policisë Ajet Ibro në një deklaratë për shtyp deklaroi se në 5 operacionet antidrogë të zhvilluara në zonën e Jugut të vendit, është bërë e mundur arrestimi i 7 personave ,ndërkohë që janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.
Ndërkohë, operacioni më i bujshëm ishte ai i realizuar mbrëmjen e djeshme, ku  efektivat e policisë së Gjirokastrës ndaluan për kontroll në doganën e Kakavijës një kamion autobot të firmës "L. trans".
Sipas bluve, dhomat e kamionit që shërben për transport karburanti ishin mbushur plot e përplot me hashash. Sasia e drogës mbi 1 ton e gjysmë kishte destinacion Greqinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›