E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krizë ekonomike? Ritet numri i milionerëve

Numri i milionerëve në botë është ritur me 8.3 % gjatë vitit të kaluar, ndërsa numri i super të pasurve në rajonin e Azisë dhe Oqeanit Paqësor për herë të parë kaloi atë të Evropës.
Sipas raportit të kompanisë Capgemini dhe bankës Merryl Lynch numri i njerëzve me të paktën 1 milion dollar asete investuese është rritur në 10,9 milion.
Rajoni me rritjen më të madhe të milionerëve është Afrika me 11.1 %. Numri i milionerëve në Kinë është rritur 12 përqind ose 535 000 persona.
Rreth 53 përqind e milionerëve në botë jetojnë në Amerikë, Japoni dhe Gjermani.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›