Kreu i shtetit uron Kadarenë për çmimin
11/11/2009 “Princi i Asturias”
Paraditen e djeshme Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi shkrimtarin Ismail Kadare. Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë e tij të madhe dhe konsideratën që shkrimtari shqiptar u nderua me çmimin e lartë “Princi i Asturias”. Presidenti Topi e vlerësoi këtë çmim si dhe çmimin e mëparshëm “Man Booker International Prize” si një arritje të madhe të shkrimtarit Kadare dhe si një sukses të padiskutueshëm të letërsisë shqiptare në botë. Presidenti Topi është shprehur se ky çmim vjen në kohën kur vendi ynë ndodhet në fazën kulmore të sfidës së tij integruese, i bindur se ky vlerësim ndërkombëtar është një nxitje e mëtejshme dhe domethënëse në rrugën e pandalshme të shqiptarëve drejt familjes evropiane, rrugë e cila është bërë më e lehtë edhe falë veprës së shkrimtarit Kadare. Nga ana e tij Kadare dhe bashkëshortja, Elena, e falënderuan Presidentin e Republikës për urimin dhe për këtë vizitë miqësore. Gjatë takimit u bashkëbisedua për aktualitetin në vend dhe zhvillimet në rajon e më gjerë.