Kosova Fashion Week 2009, 42 modele në sfilatë
Në një skenografi të modelit fashion në Kosovë u zhvillua java e modës Kosova Fashion Week 2009. Ky aktivitet ishte një ndërthurje në vetë stilin dhe koherencën e stilistëve, shtëpive të modës, shkollave të modës, stilistëve për fëmije dhe salloneve të bukurisë në një organizim që ngjante me evenimentet ndërkombëtare të modës.
Të parat që sfiluan ishin vajzat me uniforma ushtarake të moderuara, të dizajnuar nga Dielli fashion dhe nën petkun e Gecjan Army, duke simbolizuar në këtë formë një performancë të shkëlqyer të modeleve shqiptare, për të pushtuar pistat më të mëdha botërore të modës. Aktiviteti u shoqërua nën duartrokitjet e shumta të publikut në sallë. Stilistët pjesëmarrës prezantuan modën e fundit të veshjeve të dizajnuar nga vetë ata dhe të punuara enkas për Kosova Fashion Week 2009. Krijimet stilistëve shqiptarë u prezantuan nga 42 vajza të përzgjedhura në mesin e 553 vajzave, që kanë aplikuar për pjesëmarrje në KFË 09. Të gjitha veshjet që u prezantuan në Kosova Fashion Week do të jenë në shitje gjatë kohës së transmetimit të Javës së Modës në RTV 21. Kosova Fashion Week do jetë një organizim tradicional në të cilin gjithmonë stilistëve shqiptarë do tu jepet mundësia që ti prezantojnë stilimet e tyre dhe njëkohësisht të kenë mundësinë e shitjes së tyre direkt përmes porosisë. Kosova Fashion Week 2009 u organizua nga agjencia i modës Gecjan Group në bashkëpunim me RTV 21. Ky organizim për nga niveli i stilistëve prezantues, modeleve që sfiluan dhe salloneve të bukurisë që u prezantuan në javën e modës, u cilësua si organizimi më i madh i modës që është mbajtur deri tani në Kosovë.