Krijohet Avokati i Tatimpaguesve, ankesat e bizneseve nën varësi të Tatimeve
Sistemi tatimor plotësohet edhe me dy struktura të reja të planifikuara për të qenë në shërbim të tatimpaguesve. Bëhet fjalë për avokatin e tatimpaguesve dhe për këshillin konsultativ të tatimpaguesve, dy funksione të rregulluara me ligj dhe që janë miratuar edhe nga komisioni parlamentar i ekonomisë. Krijimi i strukturës së Avokatit të Tatimeve pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Tatimeve do të jetë si një strukturë për përcjelljen e informacionit eficent dhe për trajtimin e gjithë problematikave që has tatimpaguesi në raportet me administratën tatimore, vonesat e paarsyeshme, zgjidhje jo të drejtë. Do të jetë pikërisht avokati i tatimpaguesve një strukturë e cila do të marrë këto shqetësime, këto problematika që has tatimpaguesi për ta përcjellë dhe për ta zgjidhur në mënyrë e duhur brenda strukturave të tatimeve, tha Arjana Dyrmishi, drejtore e politikave fiskale ne Ministrinë e Financave. Ndërsa Këshilli konsultativ për tatim paguesit do të funksionojë në ministrinë e financave dhe do të dominohet në pjesëmarrje nga përfaqësues të biznesit. Ai do të merret me procedurat dhe aspektet e zbatimit të ligjeve fiskale. Synimi i krijimit të këtij këshilli ka të bëjë me krijimin e një strukture në Ministrinë e Financave që do të shërbejë si një urë lidhëse midis institucionit të ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Komitetit të Biznesit për të marrë të gjitha problematikat e tyre, tha Dyrmishi. Deputeti demokrat Florion Mima. Tha se shpesh herë ne kemi vuajtur nga abuzivizmi i administratës tatimore që ka nxjerrë qarkore apo udhëzime pa i interpretuar me tatimpaguesit. Që sot ata do të jenë të mbrojtur, do të jenë pjesë e tavolinës, pjesë e tryezës ku do të diskutohen këto procedura dhe praktika. Si për avokatin e tatimpaguesve ashtu edhe për këshillin konsultativ atributet e punës i cakton Këshilli i Ministrave. Funksionimi i këtyre dy institucioneve pritet të nisë menjëherë pas miratimit të ligjeve përkatëse të tyre në Kuvend.
Shtesa për procedurat tatimore
Projektligji për ndryshimin në procedurat tatimore propozon krijimin e dy strukturave të rëndësishme pranë Ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. E para është krijimi i strukturës së Avokatit të Tatimpaguesve, si një strukturë e re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Kjo strukturë do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet Avokatit të Tatimpaguesve dhe administratës tatimore duke shmangur sjelljen e arbitrave kundrejt biznesit dhe tatimpaguesve në përgjithësi. Krijimi i Avokatit të Tatimpaguesve do të mbrojë të drejtat e tatimpaguesve kundrejt administratës tatimore. Drejtoria e Avokatit të tatimpaguesve ka si qëllim të sigurojë një informacion eficent dhe prezantojë në hallkat administrative përkatëse problemet dhe shqetësimet e tatimpaguesve në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe të procedurave përkatëse administrative.
Avokati i tatimpaguesve
Avokati i Tatimpaguesve autorizohet të investigojë të gjitha kërkesat e tatimpaguesve, që përbejnë probleme të administrimit të tatimeve siç janë vonesat e administrative të paarsyeshme, gabimet e zyrtarëve tatimorë që nuk janë zgjidhur në mënyrën e duhur pas paraqitjes së tatimpaguesi, mosrespektimi i procedurave tatimore apo shkelje të procedurave tatimore nga zyra tatimore. Ekzistojnë një sërë procesesh administrative që do të jenë të përjashtuara nga sfera e mbikqyrejss ë Avokatit të Tatimpaguesve, siç janë rastet kur tatimpaguesi është investiguar nga sektori i investigimit në Drejtorinë e Investigimit Tatimore apo nga Drejtoria e Investimit të Brendshëm. Ai nuk autorizohet të investigojë apo të ndryshojë në procesin e përcaktimit të detyrimeve tatimore apo për rastet të cilat janë në proces aplikimi. Gjithashtu Avokati i Tatimpaguesve do të refuzojë ato kërkesa që janë të pabazuara dhe synojnë mosrespektimin në zbatimin e procedurave tatimore.
Krijimi i këshillit
Këshilli konsultativ tatimor është planifikuar nga qeveria më mbështetjen e Programit të Prag të sfidës së mijëvjeçarit për Shqipërinë. Kjo nismë vjen në kuadër të angazhimeve për të siguruar zbatimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tatimpaguesve siç parashikohen në ligjin për procedurat tatimore që hyri në fuqi në qershor të vitit 2008. Propozimi për ngritjen e Këshillit tatimor është bërë me asistencë pektine nga MÇA 2. Gjithashtu për propozimin e krijimit të kësaj strukture ministria e financave organizoi një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues të komitetit të biznesit, të cilët bënë komentet dhe propozimet e nevojshme që janë reflektuar edhe në projektligj.
Këshilli
Këshilli tatimor është propozuar si organ këshillimor, që përfaqëson interesat e tatimpaguesve. Këshilli tatimor propozohet si një forum teknik këshillimi dhe bashkëpunimi dhe ndërmjet Ministrisë së Financave Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve dhe tatimpaguesve. Këshilli Tatimor ka për qëllim diskutimin e problemeve dhe propozimin e masave që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët administrative, për administratën tatimore dhe më një kosto më të ulët financiare për tatimpaguesit. KT do të shërbejë si një pikëtakimi bilateral ndërmjet administratës tatimore dhe tatimpaguesve. Ai do të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit si dhe për diskutimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e procedurave tatimore në Shqipëri. Këshilli Konsultativ është një organ këshillimor dhe si i tillë ai nuk ka fuqi vendimmarrësve. Megjithatë ky këshill mund të kthehet në një organ mjaft të dobishëm si për administratën tatimore ashtu edhe për tatimpaguesit.
Burimet e financimit të strukturave të reja
Në këtë projektligj janë paracaktuar burimet e financimit të këshillit Tatimorë. Sipas projektligjit financuesi i parë do të jetë buxheti i shtetit, në ato raste kur buxheti i shtetit për vitin përkatës ka parashikuar fonde për ketë qëllim. Një tjetër burim financimi do të jetë kontributi i anëtarëve, që përfaqësojnë tatimpaguesit dhe burimi i tretë i financimit do të jenë burimet e tjera të ligjshme financiare të dhëna në formë donacionesh nga institucione apo nga organizata kombëtare apo ndërkombëtare për financimin e veprimtarive që lidhen me objektin e vet të veprimtarisë.
Funksionet e Këshillit Tatimor
1. Shqyrtimi i procedurave të deklarimit e të pagimit të tatimeve me synim përmirësimin dhe lehtësimin e tyre
2. Shqyrtimin e vështirësive, që hasin tatimpaguesit në plotësimin e të drejtave, që parashikohen nga legjislacioni tatimor
3. Propozimin e masave për të garantuar respektimin e të drejtave të tatimpaguesve
4. Propozimin e ndryshimeve të procedurave për të mundësuar plotësimin vullnetar të detyrimeve tatimore me një kosto sa më të ulët administrative për administratën tatimore dhe me një kosto të ulët financiare për tatimpaguesit
5. Hartimin e materialeve të shkruara të propozimeve për masat që mund të merren për përmirësimin e procedurave të deklarimi e të pagimit vullnetar të tatimeve
6. Hartimin e materialeve të shkruara të propozimeve për plane konkrete bashkëpunimi, ndërmjet shoqatave profesionale tatimore, shoqatave të biznesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, lidhur me informacionin dhe edukimin e tatimpaguesve
7. Organizimin e seminareve e të trajnimeve të përbashkëta për punonjësit e administratës tatimore dhe të organeve profesionale tatimore të tatimpaguesve.
Funksionet e Avokatit të Tatimpaguesve
1. Evidentimin, klasifikimin e trajtimin e drejtë të çdo ankese të marrë nga tatimpaguesi
2. bashkëpunimin me drejtorinë e Shërbimit të tatimpaguesit për të promovuar rol