E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet Konfederata e Punëdhënësve

Drejtues të grupeve më të njohura të biznesit dhe organizatat përfaqësuese të tyre në Shqipëri, pas një takimi të zhvilluar dy ditë më parë, vendosën krijimin e Konfederatës së Punëdhënësve të Shqipërisë, "Biznes Albania". Kjo nismë mbështetet në një nga principet themelore të Deklaratës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). "Konventa lidhur me Lirinë Sindikale dhe Mbrojtjen e së Drejtës Sindikale", që është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Konfederata e Punëdhënësve të Shqipërisë, "Biznes Albania" përfaqëson zërin dhe mbron interesat e punëdhënësve, sipërmarrësve dhe në përgjithësi të biznesit shqiptar, të grupuar në shoqata/organizata kombëtare, rajonale, sektoriale ose federata. "Biznes Albania" do të jetë partneri social në nivelin kombëtar, që përfaqëson punëdhënësit në marrëdhënie me qeverinë dhe sindikatat, si dhe partner social edhe në kuptimin e gjithë legjislacionit të punës dhe çështjeve sociale, legjislacionit ekonomik e financiar, që prek interesat e komunitetit të biznesit. Anëtarët themelues të "Biznes Albania"-s, janë deri tani 28 shoqata dhe organizata të bizneseve të ndryshme shqiptare, të sektorëve të ndërtimit, industrisë, bankave etj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›