Ruli: Toleruam ARMO-n për të shpëtuar 6500 punonjësit
Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Genc Ruli, pranon pozicionin monopol të ARMO-s në treg në lidhje me naftën diezel D2, por nga ana tjetër bëri disa sqarime rreth vendimit të qeverisë që solli këtë situatë. I gjendur në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes OSSH-së dhe Policisë së Shtetit, kreu i Ekonomisë dhe Tregtisë paraqiti dje për mediat arsyet e vendimit që ka marrë qeveria për lejimin e tregtimit gjatë vitit 2009 të asaj që njihet si "nafta D2" e prodhuar në vend nga ARMO. "Qëllimi i masave të ndërmarra nga qeveria në sektorin dhe tregun e hidrokarbureve gjatë viteve 2007-2008, ka qenë përafrimi i legjislacionit dhe kuadrit rregullator të përdorimit të hidrokarbureve në respekt të normave mjedisore të zbatuara nga vendet e BE-së dhe ato që janë në proces integrimi", tha Ruli. Sipas tij, disa nga detyrimet e Shqipërisë ndaj BE-së lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e konkurrencës së lirë në tregun hidrokarbur, dhe më konkretisht të gazoilit D2. Ministri tha gjithashtu se, nga 1 janari 2009 është ndaluar përdorimi për automjete dhe gjeneratorë, i naftës D2 në tregun shqiptar për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit (mbi 1500 mg/kg) me objektivin që më 1 janar 2012 në Shqipëri të mos përdoret gazoil me përmbajtje më shumë se 10mg/kg. Ky është një detyrim i MSA-së dhe i Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Arsyet
I gjendur nën presionin e opinionit publik rreth përjashtimit që i është bërë ARMO-s nga vendimi i qeverisë, ministri Ruli ka përmendur disa argumente. "Përjashtimisht, për vitin 2009 lejohet të përdoret vetëm gazoili D2 që nxirret nga nafta e vendit dhe rafinohet në Shqipëri" ka thënë Ruli në konferencë. Sipas tij, kjo bëhet për arsye se nafta shqiptare me përmbajtje të lartë squfuri nuk ka treg jashtë vendit, ka teknologji përpunimi të dobët dhe rafinohet vetëm në Shqipëri. "Ta bllokoje përdorimin e saj nga 1 janari, do të thotë të bllokoje të gjithë sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, që sot punëson 6500 punëtorë. Por me investimet e duhura teknologjike (të pakryera deri më sot) dhe që janë parashikuar në kontratën e shitjes së ARMO-s, brenda një viti ajo mund të përpunohet për të nxjerrë nënprodukte brenda standardeve të pranueshme mjedisore", the kreu i METE-s. ARMO-s i është lënë një vit kohë për të kryer investimet e duhura. Sipas kontratës së privatizimit, pronarët e rinj të kompanisë janë zotuar që brenda pesë viteve të para do të investojnë 240 milionë dollarë për ARMO-n.
Tregu
Konsumi mesatar vjetor i produkteve të naftës është 420 mijë tonë në vit, 340 mijë tonë janë nga importi dhe vetëm 80 mijë tonë prodhohen në vend. Nga nafta e importuar, vetëm 120 mijë tonë kanë qenë naftë D1 dhe pjesa tjetër, naftë D2, me elementë ndotës. "Vendimi i qeverisë për të nxjerrë nga tregu naftën D2, (me përjashtim të asaj të rafinuar nga ARMO) sjell si rezultat që në vitin 2009 e zbresim përdorimin e naftës D2 në vetëm 80 mijë tonë, çka sjell një impakt të madh në mjedis", tha Ruli.
Ministri
"D2-shi në treg,
jo vetëm nga ARMO"
Në treg nuk do të ketë naftë D2 të ofruara nga pikat e shitjes së ARMO-s. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës garantoi dje nëpërmjet mediave se, me kompaninë ARMO është rënë dakord që nafta diezel D2 do t‘u shitet edhe subjekteve të tjera me çmim shumice. Duke qenë me të njëjtën linjë si Kryeministri, Ruli tha se shpërndarja e naftës D2 nga ARMO do të bëhet ndaj kompanive importuese në varësi të tregut që ato zotërojnë. Sa u takon sasive të importuara deri në dhjetor 2008, ministria dhe Inspektorati Qendror Teknik kanë rënë dakord që t‘u lihet kohë 4 muaj të gjitha subjekteve që të shesin rezervat e krijuara nga importi.