E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eagle Mobile", shpërndahen dhurata për 360 abonentë

"Eagle Mobile", kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, shpërndau dje dhuratat për 360 abonentët fitues të fushatës së muajit dhjetor. Po ashtu 2009 abonentë fituan nga 100 SMS falas për t‘u përdorur mes datave 01-31 janar 2009. Ceremonia e dorëzimit të dhuratave është bërë në prani të noterit dhe mediave në zyrat qendrore të kompanisë në Tiranë. 100 prej abonentëve përfituan nga një lap-top HP 550 së bashku me USB Modem dhe një vit internet falas, ndërkohë që 260 abonentë të tjerë fituan nga një telefon celular, 10 prej tyre "Samsung" SGH780 dhe 250 të tjerë "Samsung" C520. Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm zv/drejtori i Përgjithshëm "Eagle Mobile", Sven Axel Brudnicki, i cili gjatë prononcimit të tij për gazetarët theksoi se "Eagle Mobile" nuk di vetëm të premtojë, por edhe ta mbajë fjalën e dhënë. Abonentët e shpallur fitues do të mund të përdorin internetin e ofruar nga "Eagle Mobile" nëpërmjet pajisjes "Eagle USB Modem" kudo ku ndodhen në Shqipëri. Së bashku me kompjuterin portabël HP 550, ata do të kenë mundësinë të lundrojnë në internet, në të gjithë territorin e vendit që "Eagle Mobile" mbulon me sinjal. "Eagle Mobile" tashmë mbulon 97% të popullsisë dhe 90,7% të territorit të Shqipërisë dhe me rreth 270 mijë abonentë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›