Krijohet komisioni i ndihmës shtetërore, Dritan Prifti kryetar
Këshilli i Ministrave ka miratuar ligjin Për ndihmën shtetërore, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, kryetar i këtij komisioni u caktua Dritan Prifti ndërsa anëtarë do të jenë Mimoza Dhëmbi, Arben Ndoci,Gjergj Thomai, Zef Preçi. Anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, dhe masa e shpërblimit të jetë 10 000 lekë, për çdo mbledhje. Fondet e shpërblimit
të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti i shtetit për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Vendimi nimër182, datë 21.03.2006, i Këshillit të Ministrave Për ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore, i ndryshuar, shfuqizohet. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Last Updated on E Merkure, 13 Janar 2010 22:46