Krijohet njësia për mbikëqyrjen e lojërave të fatit
• Tashmë lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet do të mbikëqyren nga një njësi e veçantë. Këshilli i Ministrave i dha dje “ok” krijimit të njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit (NJMLF).
Kjo njësi do të jetë në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe do të jetë kreu i Ministrisë së Ekonomisë ai që do të emërojë apo shkarkojë drejtuesin e kësaj njësie. Për financimin e kësaj njësie, Ministria e Ekonomisë do të marrë 10 milionë lekë shtesë në buxhetin e saj. Këto para do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Në përbërje të saj kjo njësi do të ketë 11 punonjës. Punonjësit e kësaj njësie do të kontrollojnë mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë së lojërave të fatit, nëse i përmbahen apo jo kushteve të bëra në licencë. Të gjitha parregullsitë që kanë vërejtur, si dhe masat që kanë marrë punonjësit e njësisë, do t’i raportojnë te ministri i Ekonomisë.