Merkel: Zgjerimi i BE, prioritet
• Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është pyetur dje në seancën e radhës së asamblesë së KE-së, nga përfaqësuesi i delegacionit shqiptar, Aleksandër Biberaj.
Deputeti i PD-së iu adresua Kancelares Gjermane me pyetjen: “Duke pasur parasysh situatën e re të krijuar në Ballkanin Perëndimor, a mendoni se tani është momenti i përshtatshëm për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor?”. Kancelarja Gjermane Merkel, ka theksuar se: “Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së tashmë mbetet prioritet, aq më tepër që Traktati i Lisbonës ka krijuar bazat për këtë zgjerim. Perspektiva evropiane e zgjerimit po formon bazat për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe fqinjët e saj”.