Urdhri, Kuvendi ndalon telefonatat familjare
• Kuvendi i Shqipërisë i kërkon administratës së tij të mos abuzojë me telefonat.
Fatura e lartë e telefonit fiks, i mbërritur në adresë të Kuvendit nga ana e Albtelekomit, ka bërë që sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni të lëshojë urdhrin e mësipërm në çdo zyrë. Letra në formë urdhri është shpërndarë në të gjitha komisionet parlamentare prej mëse dy ditësh. Në shkresën drejtuar komisioneve parlamentare, si dhe zyrës së shtypit të Kuvendit ndalohet thirrja e telefonatave të punonjësve të zyrave për nevoja personale, private. Asnjë telefonatë private, nuk do të kenë të drejtën të realizojnë sekretaret e komisionit me familjarët apo shoqërinë e tyre. Sipas burimeve pranë Kuvendit, shkresa me urdhrin e sekretarit të Përgjithshëm, që është përgjegjësi për funksionimin e administratës është shpërndarë për çdo zyrë, ku është verifikuar abuzimi me bisedimet telefonike. Ndërsa sipas burimeve mësohet se, trafiku i telefonatave do të monitorohet nga administrata e lartë e Kuvendit. Në shkresën e paraqitur bëhet e ditur se, çdo person që mund të flasë me numër që nuk i përket një institucioni tjetër, atëherë do të detyrohet ta paguajë atë nga xhepi i tij. Ky është kërcënimi që kanë zgjedhur drejtuesit e lartë të Kuvendit, që merren me administratën.