E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos pagat e reja për Inspektoratin Ndërtimor e Urbanistik

• Qeveria ka miratuar dje strukturën e re dhe nivelin e pagave për tre institucione shtetërore.

Bëhet fjalë për Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik, Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Agjencisë shqiptare të Biznesit dhe Investimeve. Ristrukturimi i Inspektoratit Ndërtimor nuk ka efekte financiare. Në këtë institucion punojnë 140 punonjës, ku paga më e lartë është për kryeinspektorin, e cila është 113.5 mijë lekë. Ndërsa për numrin dy të këtij institucioni niveli i pagës është 97 mijë lekë. Për pozicionin e drejtorit niveli i pagës është 78 mijë lekë. Sipas strukturës së re për përgjegjësit e sektorit, paga varion nga 68 deri në 62 mijë lekë. Për inspektorët dhe specialistët e lartë paga varion nga 62 deri në 50 mijë lekë. Sipas strukturës së re, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve do të ketë 23 punonjës. Sipas strukturës së re, paga e kryetarit të këtij institucioni do të jetë afërsisht 113 mijë lekë, për nënkryetarin është 97 mijë lekë, ndërsa paga e drejtorit do të jetë 78 mijë lekë. Për shtatë përgjegjësit e sektorit niveli i pagës do të jetë 68 mijë lekë. Tetë specialistët e lartë të këtij institucioni, tashmë do të paguhen me 50 mijë lekë në muaj. Ndërsa për specialistët e tjerë paga do të variojë tek 38 mijë lekë në muaj. Sipas strukturës së re të miratuar dje nga qeveria, drejtori i Agjencisë shqiptare të Biznesit dhe Investimeve do të ketë një pagë mujore prej 97 mijë lekësh. Ndërsa për zëvendësdrejtorin e këtij institucioni paga mujore do të jetë 78 mijë lekë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›