E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Publikoni vendimet e gjykatës”

• Deputetja e PS-së, Rajmonda Stefa ka marrë një nismë të sajën, në të cilën kërkohen ndryshime ligjore

“Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, të cilat sipas saj do të krijonin një transparencë me publikun. Ndryshimet e propozuara konsistojnë në amendimin e tre neneve të këtij ligji, që lidhen me botimin periodik të vendimeve përfundimtare, të ndërmjetme dhe jo përfundimtare të gjykatave tona”. Sipas saj, publikimi në botime periodike i vendimeve të gjykatave do të ndihmonte në shmangien e korrupsionit. Stefa shton se: “Praktika e deritanishme gjyqësore parashikon shpalljen e vendimeve gjyqësore vetëm për pjesën e dispozitivit dhe pjesën arsyetuese”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›