E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet letra e Fules drejtuar Berishës: Ka progres, të hiqet imuniteti

Zbardhet letra qe Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule i ka derguar kryeministrit Berisha lidhur me perpjekjet dhe arritjet e Shqiperise ne permbushjen e 12 prioriteteve kyce te vena nga Komisioni Evropian ne vitin 2010.
 

Komisioneri Fule në letrën e tij pershendet Qeverine per punen e madhe te perfunduar dhe rezultatet e arritura gjate ketij viti, ku ne menyre te vecante ve ne pah perfundimin me konsensus te reformes zgjedhore.
 

Gjithashtu Komisioneri Fule thekson rezultatet e mira te arritura ne kuadrin e reformes administrative, gjyqesore, pronave dhe te drejtave te njeriut si dhe ne luften ndaj krimit te organizuar.
 

Komisioneri Fule vlereson inisiativen per ndryshimin e sistemit te imuniteteve, duke e cilesuar kete si nje hap thelbesor ne drejtimin e duhur. Ai shpreh besimin se Qeveria do te vazhdoje punen e fokusuar dhe rezultative per reformat dhe do te vazhdoje te tregoje hapje, fleksibilitet dhe kompromis per te arritur rezultatet e nevojshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›