Krim i trefishtë në kryeqytet, dhëndri vret vjehrrin, të birin dhe veten
Autori Petrit Zaimi jetonte një dramë familjare shkaktuar nga divorci me të shoqen. Bilanci tragjik vetëm pas një grindjeje familjare të shkaktuar pas divorcit me të shoqen
Luan Kondi
TIRANË - Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në mesditë në kryeqytet ku dhëndri ka ekzekutuar vjehrrin, ka plagosur vjehrrën dhe nga pakujdesia i ka marrë jetën edhe djalit të tij 16-vjeçar. Kur pa pasojat e plumbave që dolën nga arma e tij, të cilën e posedonte pa leje, 40–vjeçari ka gjetur si zgjidhje vetëvrasjen, për të pasuar në botën tjetër prindërit e ish-gruas, por edhe të birin adoleshent.
Ngjarja
Krimi i trefishtë tronditi zonën e Alliasit në Tiranë. Zanafilla e ngjarjes u bë një konflikt familjar i lindur prej kohësh, por askujt nuk mund t’i shkonte mendja se fundi do të ishte kaq tragjik. Gjithçka ka nisur rreth orës 12:30, në një banesë 4-katëshe, në rrugën “Selaudin Zorba”, ku familja e Hazbi Gjonit jetonte prej kohësh me qira. Autori i krimit, Petrit Zaimi, jetonte kohët e fundit një dramë familjare shkaktuar nga divorci me të shoqen dhe kjo kishte sjellë jo pak konflikt me familjen e bashkëshortes, ku dhëndri mendonte se kishte një farë përgjegjësie për ndarjen. Debati i djeshëm pasonte atë të ditëve të fundit, ku autori i krimit pas grindjes në banesë me vjehrrin e tij Azbi Gjoni, 79 vjeç, e vrau duke i shkaktuar vdekjen me armën tip pistoletë që mbante me vete. Petriti kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij me mendje të keqe dhe shënjestra e tij ishte vjehrri. Ky ishte vetëm fillimi i ngjarjes së dhimbshme, pasi “çmenduria” e tij nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike në rrugën para shtëpisë autori ndjek dhe vjehrrën, Nadire Gjoni, 65 vjeçe, duke e qëlluar pikërisht aty dhe për pasojë e ka plagosur atë rëndë. Por plumbat nuk kanë kursyer as të birin 16-vjeçar, Klevis Zaimi, i cili ndërroi jetë më pas në Spitalin Ushtarak. Djali dhe vjehrra e viktimës u gjetën pikërisht në këtë rrugë. Ende nuk është e qartë kjo rrethanë nëse djali ka mbetur viktimë e plumbave aksidentalë apo nëse autori e ka vrarë atë në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas gjithçka është mbyllur me rikthimin e autorit të krimit në shtëpinë e vjehrrit, ku vrau dhe veten.
Hetimi
Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet e menjëhershme për motivet e këtij krimi. Pakkush e njeh familjen e Azbi Gjonit, e cila kishte pak kohë që jetonte me qira në këtë banesë, por askush nuk arrin të flasë dhe të perceptojë se çfarë arsyesh të forta mund të sillnin një krim të përmasave të tilla. “Dyshohet se motiv i këtij krimi të jetë divorci i autorit nga bashkëshortja, i cili në momente depresioni ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të prindërve të saj Azbi dhe Nadire Gjoni”, - thanë burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit. Sipas Policisë, nga studimi i mekanizimit të ngjarjes autori Petrit Zaimi, nga pakujdesia ka qëlluar edhe djalin e tij, 16-vjeçarin Klevis Zaimi, i cili ndodhej prezent në momentin e ngjarjes. Si pasojë e të shtënave kanë gjendur vdekjen e menjëhershme Azbi Gjoni, Klevis Zaimi, ndërsa Nadire Gjoni ndodhet në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas ndodhjes së këtij krimi autori ka qëlluar edhe mbi veten e tij, duke gjetur vdekjen. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat dhe mekanizmin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
4 Korrik 2009