Tabela me pagat e reja për administratën e gjykatave dhe prokurorive
Sa përfitojnë punonjësit që janë me arsim të lartë sipas pozicioneve që kanë. Kategoritë që përfitojnë shtesë mbi pagë falë vendimit të qeverisë
Laureta Rryçi
Tiranë - Pas dy javësh, zyra për administrimin e buxhetit gjyqësor do të bëjë kalkulime të reja mbi pagën e administratës së gjykatave dhe prokurorive. Vendimi i qeverisë i pak javëve më parë ka ndryshuar pagat e kësaj kategorie duke vënë kritere në bazë të vjetërsisë dhe pozicionit që ata kanë. Sipas këtij vendimi, rritje page përfitojnë punonjësit me arsim të lartë të administratës gjyqësore, në gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit, si dhe punonjësit e administratës së prokurorive, pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit. Falë këtij vendimi pësojnë ndryshime struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore, në pozicionin nga “Specialist” deri në “Përgjegjës i shërbimeve mbështetëse”, në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit, si dhe të punonjësve me arsim të lartë të administratës së prokurorive, në pozicionet nga “Specialist” deri në “Kryetar dege”, pranë këtyre gjykatave.
Pagat
Paga e grupit me “Diplomë e shkollës së lartë”, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë, e cila llogaritet mbi pagën e grupit, jepet në masën 2 për qind, pas çdo viti pune, por jo më shumë se për 25 vjet. Kategorizimi për çdo pozicion pune përcaktohet në urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së çdo gjykate dhe çdo prokurorie. “Specialistët” që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore e të administratës së prokurorive, pranë gjykatave, dhe që kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese do të bëhet rast pas rasti nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, në përputhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
Kriteret e reja
Punonjësit që nuk përmbushin kriterin e Arsimit të Lartë kur vendi i punës e kërkon do të trajtohen në pagë në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore. Punonjësit e tjerë mbështetës, të administratës së gjykatave dhe të administratës së prokurorive, pranë gjykatave, do të trajtohen në pagë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore. Efektet financiare për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e buxhetit të këtij viti, miratuar për rritjen e pagave.
Tabela
Pozicioni Kategoria Paga individuale Shtesa e pozicioni
Paga e grupit shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim shtesa e pozicionit
Përgjegjësi i shërbimeve mbështetëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda III-a 12000 2% 69000
Kryesekretar gjyqësor III-b 12000 2% 52000
Kryesekretar në prokurori
Kryetar dege
Sekretar gjyqësor
Sekretar pranë prokurorëve
Specialistë IV-a 12000 2% 41000
Specialist IV-b 12000 2% 31000
4 Korrik 2009