E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krim në familje, djali vret nënën me thikë

Tiranë- Një krim i rëndë ka ndodhur sonte në Tiranë, kur 35 vjeçari Alken Birko ka qëlluar me thikë nënën e tij, Jesime Birko 58 vjeç. Ngjarja me pasojë vdekjen ka ndodhur në banesën ku jetonin prej kohësh pranë zonës së Medresesë në Tiranë.

Policia njoftoi krimin në familje dhe bën të ditur se po punohet për zbardhjen e rredhanave që çuan të riun në vrasjen e nënës së tij.

"Me të marë njoftimin, në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e 35 vjeçarit Birko si autor i dyshuar i  ngjarjes", bëri të ditur Policia e Tiranës.

Burimet sqaruan se hetuesit e çështjes të cilët ndodhet në vendin e ngjarjes po kryejnë procedurat hetimore për zbardhjen e motiveve të saj. Ndërkohë që,  i arrestuari ndodhet në mjediset e rajonit të policisë,  ku dhe do të merret në pyetje nga hetuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›