E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remzi Hoxha, dëshmon ish-ministri i Brendshëm

Tiranë- Në seancën gjyqësore në ngarkim të ish-shikasve, për zhdukjen e bzinsemenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha dhe dy të tjerëve, ka dëshmuar sot ish-ministri i Brendshëm, Agron Musaraj. Pyetjes se a është kërcenuar nga Zizo Kristopulli ai u shpreh: “Përralla, unë nuk besoj tek përrallat”. Kështu Musaraj ka rrëzuar pretendimet e ish-shikasve për këtë çështje. Ndërsa lidhur me çështjen tjetër, mbi dijeninë për Remzi Hoxhën, ai tha se “pasi mora njoftimin nga familjarët, dhashë urdhër të verifikohet nëse ka të ndaluar ose të shoqëruar ndonjë person me emrin Remzi Hoxha dhe kam marrë njoftimin që nuk ka të ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e policisë me këtë emër”.

Gjithashtu në seancën e sotme ka dëshmuar edhe e bija e Zizo Kristopullit. Ajo ka deklaruar se i ati i kishte dhënë për tortuarat por nuk i kishte treguar emra. “Babai erdhi më takoi në Qytetin Studenti ku rrija bashkë me motrën. Ai ishte i keqtrajtuar dhe mezi ecte, më pas më tregoi pjesët e trupit të cilat ishin të nxira, nuk fliste dot, dridhej i gjithi”, ka rrëfyer e bija e Krispotullit.

Ndërsa dëshmia tjetër ka ardhur nga shoferi i Avni Koldashit, ish shefi i bazës së SHIK-ut, Besim Dajça, i cili ka thënë se ka shoqëruar me makinën e shefit të tij, Zizo Kristopullin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›