Krimet e Rënda, 10 vite burg për 98 kg hashash
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me 10 vite burg Vasil Shabanin për trafik të lëndëve narkotike. Tentativa për të trafikuar 98 kilogram hashash drejt Italisë i ka kushtuar Shabanit një dekadë prapa hekurave. Burime pranë kësaj gjykate pohuan dje se Kolegji Penal i Krimeve të Rënda ka lënë si vendim kërkesën e prokurorisë për të pandehurin. Shabani kishte kohë që po gjykohej në këtë gjykatë. Pas arrestimit të tij, dosja kaloi për llogari të Krimeve të Rënda duke ngritur ndaj tij akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas këtij vendimi, avokati i Shabanit u shpreh se do të ankimojë në Apel për të marrë ndonjë dënim më të butë për klientin e tij.
11 Nentor 2008