E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Do të apelojmë lirimin e mjekut që akuzohet për korrupsion



TIRANË - Prokuroria e Rrethit Tiranë do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për lirimin nga paraburgimi të mjekut kirurg pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”, Agim Karaj, i arrestuar para disa ditësh si i dyshuar për korrupsion.
Lajmi u konfirmua dje për gazetën nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat pohuan se Prokuroria po pret të njihet me argumentimin e Gjykatës që caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj mjekut Karaj kundrejt kërkesës së saj për izolim në paraburgim të tij deri në përfundim të hetimit. Burimet sqaruan se pas shqyrtimit të vendimit, prokuroria do të bëjë ankim në Gjykatën e Shkallës së Apelit, ku do të kërkojë hetimin e mjekut nën masën “arrest me burg”. Kirurgu Agim Karaj u arrestua disa ditë më parë nga forcat e policisë së Tiranës pas urdhërarrestit të lëshuar nga Prokuroria e rrethit, e cila e akuzon për marrje ryshfeti nga pacientë të ndryshëm kundrejt operacioneve që realizonte në spitalin “Nënë Tereza”.

11 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›