Ekzekutohet dhe digjet biznesmeni
Xhemil Beharaj
Lushnje- Ekzekutohet me dy plumba per motive ende te paqarta biznesmeni, baba i kater femijeve, ne Gradishte te Lushnjes. Autori i paidentifikuar dhe me maske ne koke, ka hyre duke u zbardhur dita e djeshme ne shtepine e Bujar Krasniqit, i kthyer 2 muaj me pare nga emigrimi ne Greqi, dhe e ka qelluar per vdekje. Madje nuk eshte mjaftuar me kaq, por si nje profesionist, i ka hedhur siper shtratit dollapin e rrobave ne dhomen e gjumit dhe me pas, ka sperkatur shtepine me nafte dhe i ka vene flaken. Per fat te mire kane arritur te shpetojne tre vajzat e te ndjerit 44-vjecar, pronar i nje dyqani pesticidesh, dy nga te cilat binjake, vetem 4-vjecare. Vajza e madhe 13-vjecare mesohet se pasi eshte ngritur nga shtrati, ka pare ne korridor nje person me kapuc ne koke qe mbante nje rrecke te ndezur ne dore dhe shtepia vinte era nafte. Policia tha se ka ne hetim dy pista, ate te vrasjes per hakmarrje qe mund te kete lidhje me nje konflikt te vjeter te kosovarit me persona te tjere dhe ate te borxheve te pashlyera. Grupi hetimor ka pasur disa emra te dyshuarish, dhe deklaroi se eshte ne prag te zbardhjes se krimit.
Ngjarja
Ka qene ora 01:00 e mengjesit kur vajza e madhe e ciftit Krasniqi, ka degjuar zhurma ne korridor. Nena dhe vellai 7-vjecare nuk gjendeshin ne banese, pasi kishin shkuar tek te afermit ne Pogradec. Vajza e madhe ka dale ne korridorin e shtepise perdhese dhe aty eshte befasuar, kur ka pare nje person te panjohur me kapuc ne koke, qe po i vinte flaken shtepise. "Vinte era nafte dhe ai mbante nje rrecke ne dore. Nuk arrita ta njihja per shkak te tymit dhe nxora dy motrat nga shtepia. Dhoma e babit ishte e gjitha ne flake", ka thene 13-vjecarja e traumatizuar nga kjo skene. Ajo ka kerkuar menjehere ndihmen e xhaxhait te saj, Muharremit, qe banonte 50 metra me tej. Por nderhyrja e tij, e te afermve dhe banoreve, nuk ka mundur te shpetoje 44-vjecarin Bujar Krasniqi, trupi i te cilit eshte nxjerre i shkrumbuar. Teksa kane dyshuar vetem per nje ngjarje te qellimshme dhe jo per ekzekutim, eshte njoftuar edhe Policia e Fierit dhe e Lushnjes.
Hetimet
Cudia nuk do te vononte, teksa jane zbuluar nga keqyrja e trupit edhe dy vrima tejshpuese te shkaktuara nga plumbat e nje pistolete. Hetuesit dyshojne se arma ka qene me silencator, pasi vajza ka degjuar vetem zhurme dhe jo te shtena. Autori ka mundur te arratiset mes flakeve dhe deshmitarja nuk ka mundur t'i shohe dot fytyren. Deri ne mbremje, tre vajzat dhe nena e tyre jane pyetur nga hetuesit dhe mbajtur ne kushte sigurie, per te mos rene pre e ndonje sulmi tjeter. Ne pyetje jane marre edhe fqinjet dhe banoret e fshatit Gradishte. Grupi hetimor deklaroi dje per "KJ" se Bujar Krasniqi ishte kthyer dy muaj me pare nga Greqia, ndersa prej kohesh kishte ngritur nje kioske ku tregtonte pesticide bujqesore. Pista e pare e hetimit eshte nje konflikt qe mund te kete lindur ne vitin e trazirave 1997, kurse pista e dyte jane borxhet ndaj personave te tjere. Por mesohet se edhe banore te fshatit, i kishin leke borxh te ndjerit, shuma te cilat policia nuk i deklaroi.
Tronditja e familjes Krasniqi
Te afermit e Bujar Krasniqit, ishin te grumbulluar tek shtepia e te vellait, Muharremit, pasi banesa e te ndjerit ishte djegur teresisht. Gruaja, djali i saj 7-vjecare, si dhe tre vajzat, ndodheshin ne polici, pasi po merreshin ende ne pyetje. Sipas familjareve, gruaja Flutura, kishte qene me djalin ne Pogradec, per te 40-at e halles. Ne shtepi ndodheshin tre vajzat, nga te cilat Era, vajza e madhe, kishte kerkuar ndihmen e xhaxhait kur ka pare flaket. Familjaret treguan per gazeten, se Bujari ishte qelluar me dy plumba pistolete. Mbi te ishte hedhur dollapi i rrobave dhe me pas i ishte vene zjarri. Familja Krasniqi eshte me origjine nga Peja e Kosoves dhe ne vitin 1931, ishin vendosur ne Gradishte. "Bujari ishte kthyer nga Greqia para dy muajsh dhe ishte njeri punetor", thane te afermit per gazeten.
Zbulimi i plageve nga ekspertet
Policia e Lushnjes fillimisht ka dyshuar per nje zjarrevenie aksidentale dhe pas deshmise se vajzes, per nje akt te qellimshem. Ne vendngjarje ka shkuar edhe prokurori Petrit Cano, ndersa gjate keqyrjes se trupit iu gjeten edhe dy vrima plumbash qe i shkaktuan edhe vdekjen. Demet materiale ne banesa jane te pallogaritshme. Ekspertet thane se trupi u dergua ne morg, ku dhe iu be autopsia. Njera nga plaget eshte vene re afer shpatulles dhe tjetra afer zemres, te shkaktuara me arme te tipit pistolete. Trupi me pas eshte transportuar per ne Tirane, ne Mjekesine Ligjore dhe sot pritet te mberrije ne Gradishte per ceremonine mortore. Burime zyrtare u shprehen te rezervuara per ngjarjen e ndodhur, pasi ende nuk ka perfunduar procedura e marrjes ne pyetje, e deshmitareve.