E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kallashnikov" prane shkolles, nxenesit luajne luftash

Policia e Vlores gjen nje arme automatike "Kallashnikov" dhe fisheke pas oborrit te shkolles 9-vjecare "4 Heronjte", e cila mbahej ne duar nga femije qe gjuanin ne ajer. Zbulimi eshte bere nga nxenesit e shkolles, te cilet i deshmuan policise se nuk e dinin kush e kishte hedhur dhe per disa dite e mbajten te fshehte ngjarjen. Uniformat blu vune re se femijet ishin duke luajtur me armen dhe per fat te mire, nuk kishin shkaktuar ndonje incident. Burime zyrtare u shprehen se bashke me armen u sekuestruan edhe nje sasi krehrash me fisheke. Femijet nuk i kane treguar policise, duke u perpjekur ta mbanin ngjarjen te fshehte. Por duket se nje shkrepje e armes ka vene ne alarm policine, qe ka shoqeruar te miturit qe e mbanin ne duar. Pas marrjes ne pyetje, femijet jane lene te lire, ndersa treguan edhe vendin se ku e kishin gjetur "Kallashnikovin" se bashku me fisheket.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›