E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krimet e Rënda, lirohet Ismaili, i akuzuar për trafik droge

15/02/2005  TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë të lirë dje të pandehurin Elvis Ismaili, i akuzuar, e më pas arrestuar dy javë më parë për trafik droge në bashkëpunim. Ismaili u ndalua nga policia me urdhër arresti të Prokurorisë, i dyshuar si bashkëpunëtor me një italian dhe Ilia Simonin. Sasia e hashashit, e gjetur në maunen e drejtuar nga Edmond Papa, vuri në pranga si bashkëpunëtor dhe Ismailin. Por në seancën e dy javëve me parë, i pandehuri ishte shprehur se, nuk ka gisht në këtë ngjarje. Prokurori Julin Papa kërkoi nga gjykata një afat dyjavor për të verifikuar pozicionin e Ismailit në këtë ngjarje. Dje ishte vetë prokurori Julian Papa, ai që i kërkoi gjyqtarit Ardit Mustafaj lirimin e të pandehurit Elvis Ismaili. Sipas prokurorit, ndalimi e më pas arrestimi i të pandehurit, është bërë gabimisht. Në pakon e gjetur në maunen e drejtuar nga Edmond Papa, edhe ky i liruar pak ditë më parë, nuk kanë rezultuar gjurmë të gishtave të Elvis Ismailit. Deri tani, Prokuroria, pasi ka bërë arrestimin e më pas verifikimin, ka lënë të lirë dy të pandehur, të dyshuar si bashkëpunëtor në trafikun e lëndëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›