E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e Rënda, shtyhen proceset e bujshme



Dëshmitarët e procesit ndaj ish-zyrtarëve të SHIK-ut braktisin procesin. Asnjë nga pesë dëshmitarët nuk i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë për të dhënë deklaratat e tyre para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ata duhet të dëshmonin mbi rrëmbimin e trefishtë me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës, por ndonëse ishin lajmëruar më parë, nuk janë paraqitur në seancën e radhës ndaj të pandehurve Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Mes dëshmitarëve ishin edhe tre ish-agjentë të SHIK-ut të Sarandës, të cilët duhet të dëshmonin pas deklaratës së Ziso Kristopullit nëse ata e njihnin personin e Shërbimit Informativ Kombëtar që e kishte takuar Kristopullin në Ksamil. Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për masakrën ndaj ish-gardistëve të vitit 1997 në qytezën e Cërrikut. Pamundësia e të pandehurit Entel Gashi për të pasur një avokat si dhe refuzimi i avokatëve që ishin në sallën e gjyqit për të marrë në mbrojtje Gashin e ka detyruar trupin gjykues që të shtyjë sërish seancën gjyqësore duke mos i dhënë sërish mundësinë prokurorëve të çështjes që të lexojnë kërkesën për gjykim.

17 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›