E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kthesa” prangos grupin e trafikantëve të klandestinëve



SARANDE – Një operacion i koduar me emrin “Kthesa” ka përfunduar me asgjësimin e një grupi që organizonin trafik të organizuar klandestinësh drejt Greqisë. Policia e Sarandës ka vënë në pranga tre shtetas, të cilët akuzohen për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i zhvilluar në vendin e quajtur Kthesa e Xarrës ka përfunduar me kapjen në flagrancë të shtetasve Lulëzim Xhemalaj, lindur dhe banues në Zarrë, Shpendi Zhupa, lindur dhe banues në Kopac të Delvinës dhe Vangjel Gorasi, lindur dhe banues në Mursi të Sarandës. Burimet policore të Qarkut të Vlorës pohojnë se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për 7 shtetas të tjerë nga rrethe të ndryshme të vendit”. Sipas tyre, tre personat e ndaluar i kanë transportuar ata me furgon Fiat Taliento me targa të LU 5523 B, në pronësi të shtetasit Vangjel Gorasi. Dy shtetasit e tjerë kalonin përpara për të siguruar dhe kontrolluar rrugën nga ndonjë kontroll policor. Të arrestuarit iu kishin martë të shtatë shtetasve nga 800-1500 euro për person, shumë në varësi të largësisë së vendit ku do të shkonin. Të tre këta shtetas ndodhen në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Sarandës ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

17 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›