E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e komunizmit, ngrihet instituti



Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit pritet të ngrihet së shpejti. Në Kuvend kanë mbërritur emrat e parë të bordit të këtij instituti. Kështu sipas ligjit, ky institut do të ketë 7 anëtarë që propozohen nga institucionet të ndryshme si dhe nga shoqëria civile. Në Kuvend kanë mbërritur emrat e parë të propozuar nga Konferenca e Rektorëve të universiteteve të Shqipërisë. Sipas ligjit, 2 anëtarët pranohen nga propozimet që vijnë nga akademikët. Kështu, nga Konferenca e Rektorëve është propozuar si anëtare Valentina Duka nga Universiteti i Tiranës, Nevila Xhindi nga Universiteti Europian i Tiranës, Romeo Gurakuqi nga Universiteti i Shkodrës, Alfred Lako nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Bektash Mema nga Universiteti i Gjirokastrës si dhe Eni çobani nga Universiteti "Uisdom". Kuvendi do të përzgjedhë me votim 2 nga këta anëtarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›