E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi fton Mbretin e Spanjës në Tiranë



Presidenti Bamir Topi ftoi dje për një vizitë në vendin tonë Mbretin e Spanjës, Huan Karlos dhe Mbretëreshën Sofia. Zyra e komunikimit bëri të ditur dje se kreu i shtetit bisedoi me familjen mbretërore spanjolle ku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme spanjolle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Presidenti Topi e ftoi Madhërinë e Tij së bashku me Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Sofia që të zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Madhëria e Tij, Huan Karlosi e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme jo shumë të largët”, thuhet në njoftimin për shtyp. “Jam i bindur që kjo vizitë në vendin tuaj të bukur do të jetë një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe lidhjet e ngushta të miqësisë që bashkojnë dy popujt tanë, ashtu si edhe për të përparuar në rrugën që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Evropës – rrugë të cilën, siç e dini, Spanja e mbështet plotësisht.” – u shpreh Mbreti i Spanjës, Huan Karlosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›