E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krimet e rënda, bëhen një vjeç

17/02/2005  Gjykata e Krimeve të Rënda bëri dje analizën e parë vjetore për vitin 2004. Të pranishëm në këtë analizë ishin presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, kryeprokurori Theodhori Sollaku, nënkryetari i KLD-së Ilir Panda, Ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafa, Drejtori i policisë së burgjeve, Pirro Lutaj. Edhe pse të ftuar në këtë analizë përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatisë mungonin. Fillimisht kryetari i gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, Sandër Simoni bëri një pasqyrë të plotë të gjithë punës për vitin 2004. Ai rënditi arritjen në shpejtësinë e gjykimit, cilësinë, numrin e çështjeve të përfunduara si dhe problemet që e kanë shqetësuar këtë gjykatë në vitin e parë të punës. Sipas kryetarit Simoni, krimet e rënda u krijuan për të rritur efektivitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda si dhe për të përmirësuar gjykimin e çështjeve penale. Krimet e Rënda filluan punën në 1 janar 2004. Gjykata e shkallës së parë për krime të rënda ka në kompetencën e saj tokësore të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo gjykatë shqyrton veprat penale të parashikuara nga nenet, 73, 74, 75, 79, shkronjat c dhe ç, 109, 109b, 110a, 111, 114b, 128b, 219, 220, 221, 230, 230a, 230b, 231, 232, 233, 234, 234a, 234b, 278a, 282a, 283a, 284a, 287a, 333, 333a e 334 të Kodit Penal. Çështja e parë gjyqësore u shqyrtua në datë 8 janar 2004 kundër vrasësit të Gani Malushit.

Volumi

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, gjatë vitit 2004 janë rregjistruar nje total prej 473 çështje gjyqësore, nga të cilat, 140 kanë qenë çështje themeli, 237 masa sigurimi,96 kërkesa të tjera penale (53 kerkesa per lejim përgjimi, vendosjen e sekuestros, perjashtim trupi gjykues, etj) . Nga 140 çështje 106 kanë ardhur nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe 34 nga Prokuroritë e Rretheve. Nga keto 140 çështje penale janë vënë nën akuzë 188 të pandehur, prej të cilëve 126 janë gjykuar dhe vazhdojnë të gjykohen të pranishëm, ndërsa 62 të pandehur gjykohen në mungesë.Nga 140 çështjet e themelit janë përfunduar brenda vitit 2004, 49 çështje numër ky i barabartë me 35% te çështjeve të regjistruara, 8 çështje janë dërguar për mosmarreveshje kompetence në Gjykaten e Lartë dhe 84 çështje ose 60 % e çështjeve të regjistruara u mbartën për vitin 2005.

Cilësia

Për matjen e cilësisë është përdorur kontrolli nga gjykatat më të larta. Për autorët e veprëve është ndjekur një politikë strikte. Nga 49 çështje të përfunduara, janë deklaruar fajtor 63 persona, kurse të pafajshëm vetëm 2 persona. Për vrasje me paramendim, vrasje të tjera cilësuese dhe vjedhje me armë janë dhënë dënime nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm. Nga 49 vendime të dhëna, janë ankimuar 37 të tilla në Gjykatën e Apelit për krime të rënda. Aktualisht në apel ndodhen 10 çështje. Gjykata e Apelit për Krme të Rënda ka lënë në fuqi 18 vendime, ka prishur pjesërisht 8 vendime dhe ka ndryshuar vetëm 1. Rekurs në Gjykatën e Lartë është bërë për 17 çështje që deri tani është është zhvilluar asnjë. Në analizën e djeshme u diskutua edhe problemet që shkaktoi kompetenca gjyqësore. Sandër Simoni tha dje në fjalën e tij se ndryshimet e bëra gjatë vitit 2004 përsa i përket kompetencës, ishin të parakohshme. Kështu 60 çështje që ndodheshin tek krimet e rënda i kaluan gjykatave të rretheve gjyqësore. Gjatë 2004 janë dhënë 237 masa sigurimi, 40 janë ankimuar dhe për 4 është bërë rekurs. Në apel 35 masa janë lënë në fuqi 1 është prishur dhe 3 janë në shqyrtim.

Shpejtësia

Për vitin 2004 janë rregjistruar 473 çështje gjyqësore, nga të cilat 140 kanë qenë në themel 237 masa sigurimi dhe 96 kërkesa të tjera.Pjesa më e madhe e çështjeve u rregjistrua në pjesën e dytë të vitit. Afati kohor i përfundimit të 49 çështjeve ka qenë 1-3 muaj,për 16 të tjera 3-6 muaj dhe për 15 6-12 muaj. Arsyet që kanë çuar në shtyrjet e proceseve kanë qenë të shumta. E para është mungesa pa arsye e avokatëve mbrojtës. Problemi i sjelljes së të pandehurëve nga toga e shoqërimit, mungesa e ambienteve të gjykimit dhe atyre ku duhet të qëndrojnë të pandehurit. Mospërcaktimi i saktë i adresave përtë pandehurit dhe për dëshmitarët, mosekzekutimi në kohë i letërporosive pët jashtë shtetit nga ana e institucioneve të ngarkuara nga ligji me marrdhëniet juridiksionale me shtetet e huaja. Simoni tha dje se prioritetet e gjykatës që aidrejton janë menaxhimi në kohë të procesve gjyqësore.

Ambientet

Krimet e rënda përdorin një pjesë të ambienteve të Gjykatës së Tiranës. Ndërsa gjyqtarët janë sistemuar në tetë zyra. Ambientet e reja ku do zhvendosej gjykata , që është objekti i RENEA, ka mbetur vetëm një projekt në letër. Deri tani në këtë objekt edhe pse fondet janë dhënë është punuar në masën 18 %. Për të vazhduar punimet është siguruar një fond shtesë prej 25 milion lekësh. Gjyqtarët nuk ajnë të siguruar edhe pse përpjekjet janë bërë, tha Simoni. Ai shtoi se disa herë është bërë kërkesë për marrjen e masave pranë policisë së shtetit. Problem mbetet sigurimi i sallave kur të pandehurti janë në munges.

Marrdhëniet

Marrdhëniet me median dhe publikun i ëhstë kushtuar vëmendje e veçantë. Kryetari Simoni tha dje se raporti me median duhet të rishikohet duke u bërë disa ndryshime në legjislacion për ndjekjen e proceseve. Simoni tha dje se jo të gjitha proceset duhet të filmohen dhe të inçizohen, duke dashur të shtojë se në këtë mënyrë bëhet mbrojtja e dëshmitarëve. Përveç këtij fakti, Simoni shtoi se marrdhëniet me prokurorinë e Krimeve të Rënda janë korrekte, ndërsa shtoi se me dhomën kombëtare të avokatisë ka patur shumë probleme. Edhe pse i janë drejtuar disa relacione, deri tani dhoma kombëtare e avokatisë nuk ka vepruar. Kryetari Simoni kërkoi dje më shumë vëmendje në plotësimin e kushteve. Kështu ai kërkoi më shumë siguri, infrastrukturë të plotë, ruajtjen e afërt të gjyqtarëve,paga më të larta, një shtesë prej 10% të pagës mujore, mbrojtjen e familjeve të gjyqtarëve, gjyqtarët të përfshihen në në skemën e pensioneve shtetërore suplementare. Për gjyqtarët tha Simoni duhet të jepen kredi të zbutura, pasaporta shërbimi. Raporti i nxjerrë nga OSBE,për Sandër Simonin do të thotë më shumë punë dhe kujdes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›