Moti i keq, ulet rendimenti i përpunimit të mallrave
17/02/2005 Anijet në port, më se 25 orë
DURRËS - Reshjet e shiut, stuhia detare dhe era e fortë kanë ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e rendimentit të punës në sektorin e përpunimit të mallrave në portin e Durrësit. Ndonëse është shfrytëzuar në shkallën më të lartë çdo hapësirë që ka lejuar procesin përpunues, duke shfrytëzuar qetësimin e motit, statistikat e dymujorit të këtij viti pasqyrojnë rënie në grafikun e mallrave të përpunuar. Gjatë muajit janar, në kalatat e portit të Durrësit, janë përpunuar 78 anije të tonazheve të
ndryshme, shifër kjo shumë më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Vonesat e shkaktuara për çdonjërën prej anijeve si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut, kanë arritur deri në 25 orë. Ndonëse një situatë e tillë është e pritshme dhe e justifikuar në portin e Durrësit edhe për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme, ajo që ka, duket se do të ndikojë në realizimin e rendimentit të përpunimit është rritja e mesatares së vonesës në 7 orë krahasuar me janarin e shkurtin e vitit të kaluar. Statistikat e sasisë së përpunimit kanë ardhur duke rënë që në muajin dhjetor, por ndërsa pritej që kjo të kompensohej në janar e shkurt, duke rritur sasinë e mallit të përpunuar, të papriturat e motit kanë ulur edhe më tej planifikimet e bëra. Por, në tre muajt e fundit, hambarët e anijeve kanë mbetur për ditë me radhë të mbyllura për shkak të reshjeve të shiut dhe erës së fortë, që bllokon punën e elektrovinxhave.
Sipas statistikave vjetore, gjatë vitit 2004 në kalatat e portit janë përpunuar afro 1300 anije dhe vëllimi i mallrave arrin në 2 milionë e 960 mijë tonë.