Reformë? “Larg qoftë!”
17/02/2005 Ostrich Politik / Politika e Strucit
Shifrat e fundit të papunësisë janë shokuese – më të lartat që nga Lufta e Dytë Botërore. Çfarë po bën Gjermania për këtë? Jo shumë. Dhe kjo është politikë e mençur
“Menjëherë sapo fjala reformë del nga goja e një politikani, njerëzit nisin e shqetësohen se mos u marrin diçka”, thotë Tomas Petersen, i Institutit Allensbach të sondazheve. “Sapo nuk e dëgjojnë më këtë fjalë, nisin e ndihen të sigurtë
Papunësia e vërtetë shkon 9 milionë – domethënë afro 22 për qind, sipas Ulrih Blum, shef i Institutit të Kërkimeve Ekonomike në Halle. “Përpara këtyre shifrave, pasiviteti i Shrëderit është skandaloz”, thotë Guido Vestervele, kryetar i Demokratëve të Lirë, platforma e të cilëve është shumë e afërt me rekomandimet e ekonomistëve
Një ditë e zezë për Gjermaninë. Kështu trumbetonin javën e kaluar titujt e gazetave. Sipas shifrave të fundit zyrtare, papunësia në Gjermani është më e larta që prej Depresionit të madh të 1930 – mbi 5 milionë të papunë, ose 12.1% e forcës punëtore. A është kohë për panik?
Lajmi i zymtë vjen menjëherë pas një raporti alarmant të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, që paralajmëron se kompanitë gjermane po transferojnë një numër në rritje punësh kërkimore dhe ndërtuese në Kinë dhe Evropën Lindore. Të dhënat e fundit të konsumit tregojnë se në 2004, gjermanët e shqetësuar shkurtuan shpenzimet personale për të tretin vit radhazi, duke nxitur një numër rekord falimentesh, 60 mijë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe i vetmi mjet që ky vend ka patur për t’iu larguar realitetit – futbolli – u përfshi nga skandali. Policia ka nisur hetimet për të paktën 25 gjyqtarë dhe lojtarë, nën akuzat e fiksimit të rezultateve të ndeshjeve, në bashkëpunim me mafien kroate të basteve sportive.
Gjithsesi, nëse ndokush duket mospërfillës ndaj lajmeve të këqija, ky është Kancelari Gerhard Shrëder. Ai u përpoq të injoronte shifrat e fundit gjatë një takimi elektoral javën e kaluar. “Lajmi i keq” në të vërtetë nuk ishte aspak lajm, këmbënguli ai – por vetëm një lajthitje statistikore. Do të duhet ndoshta kohë përpara se reformat e Kancelarit të nisin të japin rezultate.
Eshtë e pabesueshme, por duket se votuesit i gëlltisin këto shpjegime. Ndoshta janë thjesht të mërzitur nga rrjedha e pafund e lajmeve të pakëndshme. Ndoshta, ashtu si Kancelari, ndjejnë që do të afrohen kohëra më të mira. Sido që të jetë, nuk mund të mohohet që besimi i tyre ndaj Shrëderit ka ardhur duke u rritur. Më pak se një vit më parë, administrata e tij kishte mbështetjen më të ulët të të gjithë qeverive të pasluftës – 23 për qind. Dukej thuajse e sigurtë që Shrëder do të humbiste jo vetëm zgjedhjet rajonale të radhës, por edhe vendin e punës. Megjithatë, sondazhet e javës së kaluar tregonin se PSD e tij dhe partnerët e koalicionit të Gjelbër mund të fitojnë në të dy shtetet.
Sekreti i suksesit? Shmangia e problemit më të ngutshëm të vendit – reformat ekonomike. Pas më shumë se një dekade bisedimesh qeveritare në lidhje me administrimin e ilaçit të fortë që i nevojitet Gjermanisë për të dalë nga balta, Shrëder ka hequr dorë. Vitin e kaliuar, Kancelari i rrethuar ia kaloi vendin e kryetarit të partisë një aleati të tij të rëndësishëm, Franz Muntefering, i cili menjëherë shpalli pezullimin e programit të reformave. Voila. Thuajse menjëherë mbështetja për Kancelarin nisi të rritet.
Ndërkohë, ktristiandemokratët e opozitës nisën të shpërthejnë. Arsyeja: lufta e brendshme për të njëjtën çështje, mbledhja e reformatorëve përreth kryetares Angela Merkel kundër konservatorëve të fuqishëm antireformë në Bavari dhe Vestfalkinë në veri të Rinit. Rezultati është që CDU ka bërë hapa pas, drejt ngadalësimit të reformave, njësoj si PSD. Ironikisht, rezultati është rënie e mbështetjes për CDU. Arsyea: votuesit nuk e kuptojnë më se çfarë qëndrimi ka partia, sidomos ata që besojnë në nevojën për reforma. Perspektiva? Ndoshta stanjacion dhe rritje e papunësisë.
Quajeni Ostrichpolitika e re – politika e futjes së ikjes në rërë dhe injorimit të një krize në rritje. Udhëheqësit gjermanë nuk janë të vetëm. Me nuhatjen e tij të mprehtë politike, Shrëder e di që është në sinkron me shumicën e votuesve. Gjermanët, e mësuar me programe të bollshëm të mirëqenies dhe shërbime të panumërta të subvencionuara, mund ta dinë se vendi i tyre ka shkuar përtej limiteve të veta. Por ata rrëmbejnë menjëherë armët, kur propozimet për shkurtime bëhen specifike. “Menjëherë sapo fjala reformë del nga goja e një politikani, njerëzit nisin e shqetësohen se mos u marrin diçka”, thotë Tomas Petersen, i Institutit Allensbach të sondazheve. “Sapo nuk e dëgjojnë më këtë fjalë, nisin e ndihen të sigurtë”. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar përse opozita ka bërë hapa prapa në planet e reformave, ashtu si PSD. Duke qenë se zgjedhjet po afrohen, këshilltarët e kanë bindur Merkelin që të pushojë së përmenduri fjalën “reformë”. Në vend të kësaj, ajo flet tashmë për “ndryshime të domosdoshme”. “Grua e mençur”, thotë Petersen.
Problemi është se rikthimi në ngatërresë nuk i kthen në punë gjermanët. E vërtetë, reformat e Shrëderit kanë hyrë në fuqi prej 1 janarit. Dhe është e vërtetë se shifrat e reja pasqyrojnë ndryshime statistikore. Pjesa më e madhe e rritjes ka të bëjë me luhatjet dimërore. Gjithashtu, tani numërohen 200000 të papunë që më parë fshiheshin në pagesat e mirëqenies sociale. Gjithsesi, shifrat zyrtare e nënvlerësojnë dhe zvogëlojnë shumë papunësinë në Gjermani.
Sa për fillim, ato nuk përfshijnë 1.4 milionë të papunëm të angazhuar në punë të përkohshme qeveritare dhe programe të përkohshëm trajnimi, siç pranoi në një televizion gjerman ministri i Ekonomisë, Volfgang Klement. Shtoji kësaj të dekurajuarit e dalë më herët në pension dhe ata që kanë hequr dorë nga të kërkuarit punë, dhe papunësia e vërtetë shkon 9 milionë – domethënë afro 22 për qind, sipas Ulrih Blum, shef i Institutit të Kërkimeve Ekonomike në Halle. “Përpara këtyre shifrave, pasiviteti i Shrëderit është skandaloz”, thotë Guido Vestervele, kryetar i Demokratëve të Lirë, platforma e të cilëve është shumë e afërt me rekomandimet e ekonomistëve mbi reformat që i nevojiten Gjermanisë. Fatkeqësisht, vetëm 8 për qind e votuesve janë dakord.
“Reformstopp”-i gjerman, siç quhet në gjuhën popullorem do të ishte goxha keqm nëse dëmet do të ndiheshin vetëm brenda ekonomisë së vet të dobësuar. Por javën e kaluar, në Brukselm Presidenti i ri i Komisionit Evropian, Durao Barroso, bëri hapa dramatikë pas në axhendën e Lisbonës, ose paktin ambicioz të vitit 2000 për të rritur ekonominë dhe konkurrencën evropiane. Duke pranuar se nuk ishte në gjendje të detyronte shtetet anëtarë antireformë që të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të krijuar vende pune, Komisioni paralajmëroi se Kontinenti do të mbetej shumë pas Amerikës dhe vendeve të zhvilluara të Azisë. Gjatë rrugës, ambicia e BE për të vepruar si një entitet i vetëm është komprometuar keqas. Rritja e ulët e bën rajonin më të dobët dhe më të angazhuar me vetveten. Gjithashtu, ka nisur të dëmtojë politikën e përbashkët ekonomike. Gjermania (së bashku me Francën, Belgjikën dhe Italinë) ka refuzuar t’i bindet paktit të stabilitetit të BE, i projektuar për të mbrojtur monedhën e vetme evropiane, duke kufizuar deficitet buxhetorë mes anëtarëve të eurozonës.
Nëse ka ndonjë lajm të mirë, ky është se deri tani reformat e Shrëderit janë më mirë se hiçi. Ekonomistët vlerësojnë se rregullat e reja të përfitimit do të hapin 200 000 vende të reja pune brenda 2005. Një fazë e tretë e shkurtimit të taksave mbi të ardhurat në fillim të këtij viti, vë më shumë para për t’u shpenzuar në xhepat e konsumatorëve. Ndërkohë, kompanitë gjermane kanë fitime të shëndetshme, falë eksporteve rekord dhe bumit të ekonomisë botërore. Gjithsesi, për miliona gjermanë, të mbetur jashtë tregut të punës, Reformstopp do të thotë dy vite të tjerë të humbur deri në 2006 – kohë kur shifrat zyrtare të të papunëve do të rrotullohen te 6 milionëshi.
Më keq akoma, Reformstopp mund të kthejë Gjermaninë në sëmundjen e vjetër të pasigurisë ndaj ndryshimit. Eshtë sikur, pas më shmë se një dekade debatesh në Bundestag dhe shfaqjeve televizive, gjermanët janë të lodhur nga reformat menjëherë sapo nisin ndryshimet e para, jo të mëdha. Por, si Shrëderi, ashtu edhe votuesit gjermanë, duhet të kenë parasysh, në dritën edhe të shifrave zyrtare të javës së kaluar, se futja e kokës nën rërë nuk e zgjidh problemin.