Moisiu, erdha në analizë se respektoj punën tuaj
17/02/2005 Presidenti i Republikës Alfred Moisiu tha dje se përshëndeste punën e të gjithë gjyqtarëve të shkallës së parë për krime të rënda. Pikërisht rezultatat e mira në vitin e parë të punës e detyruan presidentin të merrte pjesë në analizën vjetore të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Presidneti shtoi se krijimi i kësaj gjykatë është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë sistemin gjyqësor. Më tej ai e cilësoi punën e kësaj gjykatë mjaft të mirë dhe premtoi se do tu kushtonte më shumë vëmendje kërkesave të bërë nga kryetari Sandër Simoni. Numri një i shtetit i bëri thirrje dje qeverisë dhe ekzekutivit për më shumë vëmendje drejt Gjykatës për Krime të Rënda. Po kështu ai përmendi edhe refuzimin që ka bërë kohët e fundit për propozimet e gjyqtarëve në vendet vakante. Presidenti Moisiu pohoi se të gjitha kandidaturat e ardhura po studiohen dhe 60 % e propozimeve janë kthyer si të papërshtatshme. Tek krimet e rënda presisndeti shtoi se do të dekretoi ata gjyqtarë të cilët kanë moral të pastër dhe shkëllën e profesionalizimit të lartë. Ai tha se do të jet i hapur për të gjitha kërkesat e gjyqtarëve.