Lojë spiunazhi
17/02/2005 Uashingtoni e quan MEK-un një grup terrorist. Por, disa fajkonj të administratës mendojnë se anëtarët e tij mund të ndihmojnë për të siguruar informacione, në lidhje me rendjen e Iranit drejt armëve bërthamore
Rice tha se iranianët “nuk duhet të jenë të ndryshëm nga palestinezët, irakenët apo afganët, apo popujt e tjerë të botës – për shembull ukrainasit – që e vendosin vetë të ardhmen e tyre”. Të gjithë këto vende kanë zgjedhur qeveri të reja, nën trysninë (në shkallë të ndryshme) e SHBA
Mbështetësit e MEK në Capitol Hill, ku të paktën një ligj kërkon ta heqë lëvizjen nga lista e zezë, thonë se disa prej të dhënave të spiunazhit, që ata kanë ofruar, janë shumë të sakta. Eshtë gjithashtu e qartë se Irani i trembet influencës së këtij grupi
Kjo është një udhëheqëse e adhuruar terroriste? Mariam Rajavi është veshur me një kostum tip Chanel, me fundin deri te gjysma e pulpës së këmbës, këpucë ngjyrë jargavani dhe një shall të kombinuar. Në një darkë shtruar me qebap, oriz dhe ëmbëlsira franceze, Rajavi buzëqesh shpesh dhe qesh lirshëm. Ajo është njëkohësisht shumë e gjallë dhe e përmbajtur, ashtu si shumë gra të arsimuara në Lindjen e Mesme. Në të vërtetë, nëse do t’i kërkohej George Bushit – i cili beson shumë në gratë e fuqishme dhe i preferon si këshilltare – të identifikonte një model myslimane të femrës, ai me siguri do të zgjidhte këtë 51-vjeçare iraniane.
Por, sigurisht, kjo është saktësisht përshtypja që kërkon të lërë vetë Rajavi. Pas buzëqeshjes së saj fshihet truri i një shitëseje – dhe zelli i një revolucionareje, për të provuar se ajo dhe burri i saj misterioz, Masud Rajavi, nuk janë as kultistë, as terroristë. Marjam Rajavi kërkon që grupet në ekzil që të dy kryesojnë, të përqëndruar te Muxhahedin-e Khalk (Luftëtarët e Shenjtë të Popullit), ose shkurt MEK, duhet të fshihen nga lista e organizatave terroriste në Departamentin e Shtetit, asetet e tyre duhet të pushojnë së ngriri dhe energjitë e tyre duhen shfrytëzuar. MEK, thotë Rajavi, është përgjigjja ndaj thirrjeve amerikane, ndërkohë që Teherani vazhdon të llapashitet në terrorizëm dhe armë bërthamore. “Unë gjithnjë e më shumë besoj se amerikanët më në fund e kanë kuptuar që zgjidhja është një forcë iraniane, e cila të jetë në gjendje të heqë qafe fondamentalistët islamikë që janë në pushtet në Iran”, tha ajo për të përjavshmen Newsweek në një intervistë të rrallë, nga vendbanimi i saj në fshatin e qetë francez Auvers-sur-Oise. Ish-roli i grupit në sulmet terroriste që e kanë zanafillën në mbështetjen që ai i dha marrjes së ambasadës amerikane në 1979, këmbëngul Ajavi, është tashmë thjesht histori. Dhe MEK nuk është një grup kulti i tipit Jim Jones, siç akuzojnë shumë vetë, me ndarje të detyruar mes burrave dhe grave. Ajo këmbëngul se është një “forcë demokratike”.
Cilatdoqofshin ngjyrat e vërteta të Rajavit, thuhet se roli i saj në përllogaritjet që bëjnë fajkonjtë e administratës së Bushit ka nisur të rritet. Në një kamp në jug të Bagdadit – quhet Ashraf, ka emrin e gruas së parë të Masud Rajavit – janë rrethuar, por mirëtrajtuar nga trupat amerikane 3850 anëtarë të MEK, që nga koha e pushtimit të Irakut (dikur ata qenë aleatë të Sadamit, kur vendlindjes së tyre, gjatë luftës Iran-Irak të viteve tetëdhjetë). Tani administrata ka ndërmend të zgjedhë anëtarë të dobishëm të MEK, për t’i përdorur si operativë kundër Teheranit, ndërkohë që këmbëngul se nuk ka aspak të bëjë me MEK si grup, thonë burime qeveritare në Uashington.
Disa civilë dhe planifikues në Pentagon shpresojnë që të përzgjedhin disa informatorë nga MEK, të veçohen nga lëvizja dhe të trajnohen si spiunë, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë. Pas kësaj, ideja është që ata të dërgohen në vendlindjen e tyre, Iran, për të mbledhur të dhëna spiunazhi mbi regjimin klerikal iranian, sidomos në lidhje me përpjekjet e tij për të ndërtuar armë bërthamore. Disa fajkonj në Uashington shpresojnë gjithashtu të zgjojnë lëvizjen për reforma demokratike në Iran, të cilën mullahët e kanë bërë të heshtë. “Duan të na bëjnë mercenarë”, tha për Newsweek një zyrtar i MEK. Gjithsesi, angazhimi i administratës me MEK ka bërë shumë pak për të sqaruar qëndrimin e Uashingtonit në lidhje me Iranin. Kjo është shqetësuese për shumë kritikë në SHBA dhe jashtë saj – sidomos, pasi zëvendëspresidenti Dik Çenej deklaroi javët e fundit se Irani ishte në krye të axhendës së Presidentit Bush. Javën e kaluar, gjatë udhëtimit në Evropë dhe Lindjen e Mesme Sekretarja e Shtetit, Condi Rice, u përpoq të luajë edhe fajkoin, edhe diplomatin, duke ringjallur atë rol të dikurshëm, që e ka luajtur shpesh si këshilltare e Bushit për sigurinë. E nxitur nga gazetarët, Rice refuzoi të mohojë se ndryshimi i regjimit ishte politika që Bushi dëshiron të ndjekë në lidhje me Iranin. Rice tha se iranianët “nuk duhet të jenë të ndryshëm nga palestinezët, irakenët apo afganët, apo popujt e tjerë të botës – për shembull ukrainasit – që e vendosin vetë të ardhmen e tyre”. Të gjithë këto vende kanë zgjedhur qeveri të reja, nën trysninë (në shkallë të ndryshme) e SHBA.
Megjithatë, Rice siguroi në të njëjtën kohë homologët e saj në Londër, Paris dhe Berlin se, ashtu si ata vetë, administrata vendos diplomacinë në vend të parë. Kjo do të thotë vazhdimësi e mbështetjes së Uashingtonit për përpjekjet e evropianëve për të ngrirë programin bërthamor të Teheranit, së bashku me të drejta për inspektorët që të verifikojnë zbatimin e marrëveshjes. Rice po shqyrton gjithashtu disa propozime të reja të stafit të saj, që kërkojnë që Uashingtoni të krijojë një marrëdhënie të re me regjimin iranian, duke bërë “marrëveshje të vogla”, për çështje si Iraku, kufiri afgan dhe Gjiri Persik.
Konfuze? Kështu janë edhe evropianët. Në fakt, Rice u pohoi privatisht kolegëve evropianë se administrata nuk është ende në gjendje të miratojë një politikë në lidhje me Iranin. Ajo la gjithashtu të kuptohet se do të duhen muaj derisa të përcaktohet një e tillë. Një arsye është se asnjë prej opsioneve nuk është shumë i mirë. Shumë vetë brenda administratës besojnë se përpjekjet diplomatike të të ashtuquajturës Treshe Evropiane – Britani, Francë dhe Gjermani – janë thjesht fasho plagësh dhe vetëm sa do të shtyjnë pak përpjekjet e Iranit për të ndërtuar një bombë bërthamore, gjë për të cilën, sipas analistëve të spiunazhit, nuk do t’i duhen më shumë se pesë vite. Por edhe pjesa më e madhe e fajkonjve në Uashington bien dakord se edhe opsionet ushtarake të SHBA janë të papëlqyeshme. Çfarë mbetet? Bushi shpreson se retorika e tij për lirinë do të frymëzojë disidentët brenda Iranit. Por disa ndjekës të vijës së ashpër në Uashington duan një politikë më nxitëse: shtytje e qetë për ndryshim regjimi, duke përdorur mërgimtarët, si për shembull ish-anëtarët e MEK.
Megjithatë, Rice dhe zyrtarë të lartë shtetërorë mbeten dyshues ndaj MEK, pavarësisht përpjekjeve në Capitol Hill për të mbështetur dhe financuar grupin. Gjatë një bisede me një homolog evropian javën e kaluar, Rice u përpoq të nënvlerësojë përpjekjet e rekrutimit të Departamentit të Mbrojtjes, duke thënë se Pentagoni vepronte brenda kufijve të politikës së administratës ndaj Iranit. Burime thonë për Newsweek se CIA gjithashtu po u reziston rekrutimit të agjentëve të MEK, pasi oficerë të lartë i konsiderojnë ata si kultistë të pabesueshëm, nën urdhrat e Rajavit dhe bashkëshortit të saj. Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes tha se nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi me MEK dhe tha se Pentagoni nuk ka asnjë plan për të shfrytëzuar anëtarët e MEK.
Rajavi, nga ana e saj, është e bindur se organizata e saj nuk do të ndahet kurrë. “Ka patur përpjekje për të rekrutuar idividë apo përçarë pjesë të lëvizjes”, thotë ajo. “Kanë dështuar”. Mbështetësit e MEK në Capitol Hill, ku të paktën një ligj kërkon ta heqë lëvizjen nga lista e zezë, thonë se disa prej të dhënave të spiunazhit, që ata kanë ofruar, janë shumë të sakta. Eshtë gjithashtu e qartë se Irani i trembet influencës së këtij grupi. “Departamenti i Mbrojtjes i sheh si miq, ndërsa Departamenti i Shtetit i sheh si terroristë. E vërteta është ndoshta diku në mes”, thotë republikani Bred Sherman. “Ndoshta u duhet dhënë kohë për sjellje të mirë”. Ndoshta. Por më parë, duhet një politikë koherente.