E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vera pa kthim

17/02/2005  Udhëtim ballkanik i Mustafajt

Pasi bëri jetën ndërkombëtare, “Vera pa kthim” romani i parë i shkrimtarit Besnik Mustafaj nis udhëtimin ballkanik; për herë të parë përfshihet në një kolanë të botuar në Bullgari, ku bashkë me Kadarenë renditet në emrat nobelistë dhe përfaqësues të miteve ballkanike; në pranverë pritet të hyjë dhe në botën helene, ku shtëpia më e madhe boteuse Mehtemio i ka blerë të drejtat e autorit; Rumani dhe Spanja itinerari tjetër i besnikërisë absurde të shkrimtarit shqiptar

Nga brigjet shqiptare Alen Boske do të prezantonte një shkrimtar me një pastërti të mahnitshme, gjë që e kish parë tepër rrallë në Evropë tek një 30 vjeçar.

Besnik Mustafaj shkoi në shenjë me romanin e parë që shkroi “Vera pa kthim”. Pas 13 vitesh kur romani ka bërë jetën ndërkombëtare, tani trokasin në derë komshinjtë.

Ishte gati një profeci instiktive kur Mustafaj, i rritur në rradhë përrallash, nxitet nga legjenda ballkanike, djali i shtëpisë lindur gjarpër.

“Vera pa kthim” ka nisur tashmë edhe udhëtimin ballkanik. Brenda këitj muaji, romani i Mustafajt përfshihet në kolanën e shkrimtarëve më të mëdhenj të Ballkanit.

Botuesi më i madh në Bullgari “Ballkancka biblioteka” e rendit shkrimtarin shqiptar krah 12 emrave më famë në letërsinë ballkanike duke veçuar këtu dhe nobelistët si si Ivo Andriç apo Seferis apo legjendat ballkanike si Kerlezha apo Kadare, poetë e prozatorë të tjerë të njohur. Në letërsinë ballkanike kjo vlerësohet si ngjarje por dhe për shkrimtarin tonë.

“Më përkedhel sedrën shoqëria me të cilën gjendem në këtë kolanë të botuar në Bullgari”, thotë Mustafaj.

Depërtimi dhe njohja në mes letërsisë ballkanike është ndjesia e munguar për shkrimtarët shqiptarë, pasi njohja e tyre në këto vite ka shkuar në jetën evropiane përmes botës frankofone dhe asaj gjermane. Nevoja për t’u njohur dhe nga fqinjët duket se është bërë për shkrimtarët më shumë se domosdoshmëri, apo komercializëm. Përcjellja e miteve dhe legjendave ka bërë të njëjtin efeket dhe kur Mustafaj u botua për herë të parë në Maqedoni, në vitin ’98.

“Në përjashtim të librit të Ismail Kadaresë dhe të ndonjë autori tjetër për herë të parë shihet ky bashkëpunim sepse botuesit ballkanikë në përgjithësi kanë qenë indiferentë ndaj letërsisë shqipe. Për mua është kënaqësi që hyj në një kolanë kaq të rëndësishme duke u vlerësuar nga botuesit e mëdhenj. Dhe tjetra është mirë kur të lexojnë komshinjtë në një farë mënyre”.

Pas këtij ngjarjeje, romani i Mustafajt po vazhdon udhëtimin nëpër Ballkan. Në prag pranvere, romani “Vera pa kthim” pritet të dalë dhe në tregun grek. Shtëpia më e madhe botuese “Mehtemio”, ka blerë të drejtat e autorit duke hedhur për herë të parë shkrimtarin shqiptar në qarqet letrare helene. Sërish më shanse në dorë, Mustafaj pritet të botohet dhe në Rumani, ku shpreson se do të dalë së shpejti.

Por udhëtimi nuk ka mbaruar pasi dhe në botën letrare spanjolle shkritmari mendon se do të jetë në vitin 2006.

Jo vetëm ngasja e legjendës ballkanike, por siç duket asfalti i shtruar qysh në Francë për këtë botim të cilësuar tronditës, i dha besimin edhe botuesve të Ballkanit me të cilët Mustafaj vazhdon të nënshkruajë të drejtat e autort.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›