Kukes aksidentohet per vdekje ne mes te shetitores 72-vjecarja

Ne gjendje te rende ndodhet 50-vjecarja Zymbyle Mata. Nuk dihet autori
Kukes - Dy gra jane aksidentuar ne mes te shetitores se qytetit te Kukesit ku njera prej tyre ka vdekur ne spital. Burime spitalore bejne te ditur se Eral Shllaku 72-vjece ka vdekur ne spital si pasoje e nje aksidenti automobilistik nderkohe qe eshte plagosur rende vajza e saj 50-vjecare Zymbyle Mata. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1930 ne shetitoren kryesore te qytetit te Kukesit ku nene e bije po shkonin per ne shtepine e tyre.
Nje mjet tip Audi me shpejtesi sketerre ka perplasur dy grate duke iu shkaktuar plage te renda ne trup. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes pa arritur qe te kapej nga policia megjithese patrulla ka qene vetem 100 meter larg vendit te ngjarjes.
Kalimtare te rastit kane transportuar te plagosurat per ne spitalin e Kukesit ku 72-vjecarja Eral Shllaku nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te shkaktuara nga kjo perplasje. Nderkohe edhe vajza e saj 50-vjecare eshte ne gjendje te rende ku i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale.
Sipas deshmive te dhena nga personat qe kane qene deshmitare te kesaj ngjarjeje automjeti ka qene duke levizur me shpejtesi te madhe dhe pasi i ka perplasur dy grate ka ikur me shpejtesi ne drejtim te paditur.
Sipas ketyre burimeve automjeti ka qene tip Audi me ngjyre gri ku dyshohet per nje adoleshent djale i nje punonjesi te policise se Kukesit. Nderkaq policia nuk ka dhene asnje detaj per identifikimin dhe arrestimin e autorit te ngjarjes se rende.
Shpejtesia e automjeteve ne qytet qe drejtohen nga te rinj dhe adoleshente shumica prej tyre pa patente por edhe me automjete qe nuk kane asnje lloj dokumentacioni jane bere kercenim serioz per jeten e banoreve te Kukesit nderkohe qe policia eshte dorezuar para ketij fenomeni qe po merr jete njerezish.