E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e vjetra, policia zbardh 146

Autori i Lajmit: red.
Me dhjetëra episode të rënda kriminale, të ndodhura kohë më parë në Shqiperi, kanë mundur të zbardhen gjatë këtij viti nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë duke dëshmuar rritjen e forcës zbuluese të organeve të rendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, për periudhën kohore janar-korrik 2008, nga strukturat e policisë është bërë e mundur zbulimi i 164 krimeve të vjetra, nga të cilat 20 krime kundër personit, 104 krime ndaj pronës dhe 40 krime të tjera, ku procedimet janë kryesisht për veprën penale të vrasjes, grabitjes apo vjedhjes me armë. Me dhjetëra janë personat e arrestuar si autorë të këtyre krimeve apo të shpallur në kërkim nga organet e specializuara të rendit. Ndërkohë që shumë çështje të tjera të kësaj natyre, tashmë janë duke kaluar në "sitën" e strukturave të Policisë, duke u bërë kësisoj objekt rihetimi në funksion të dokumentimit ligjor të tyre, me prova, fakte dhe dëshmi konkrete.

Ky lajm është publikuar: 26/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›