Trafiku i klandestinëve, arrestohet 47-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Vasillaq Shyti, 47 vjeç, një pronar mauneje, është kapur në vendkalimin kufitar të Kakavijës, ndërsa donte të kalonte në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek dy shtetas kundrejt fitimit 2300 euro për person. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë policisë, sipas të cilave, zbulimi i Shytit erdhi nga specialistët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër ka kapur shifrën marramendëse prej plot 2300 eurosh për çdo hallexhi që synon të kalojë për në Greqi, në përpjekje për të punuar atje periodikisht. “Vasillaq Shyti, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fier, një pronar mauneje, është kapur në vendkalimin kufitar të Kakavijës, ndërsa donte të kalonte në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek dy shtetas kundrejt fitimit 2300 euro për person”, - deklaroi policia. Sipas saj, zbulimi i Shytit erdhi nga specialistët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008