E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet ndaj shqiptarëve, Gjorgjeviç para Hagës

Hagë - I dyshuar për vrasjet e qindra shqiptarëve dhe dëbimin e më se 800 mijë shqiptarëve të tjerë nga Kosova, ish gjenerali serb, Vlastimir Gjorgjeviç, të hënën do të paraqitet para Gjykatës së Hagës

60 vjeçari, Gjorgjeviç, ish zyrtar i lartë në Ministrinë e brendshme të Serbisë dhe komandant i policisë, të hënën paraqitet në Gjykatën e Hagës, e cila e akuzon për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe persekutim racor, tha sot Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. "Gjorgjeviç është i akuzuar për pjesëmarrje në fushatën e gjërë të terrorit dhe dhunës të drejtuar kundër civilëve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999", thuhet në kumtesën e Tribunalit të Hagës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›