E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK, Kryeministri Thaçi reagon ndaj Haradinajt

Prishtinë - Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi sot nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj që në deklaratat e tij të ardhshme të shprehë më shumë optimizëm . Kjo vie si rezultat i deklaratave të mëhershme të Haradinajt që i bëri për FSK-në, duke thënë se “FSK – ja po manipulohet nga qeveritarët dhe se përzgjedhja e anëtarëve të kësaj force nuk është reale”. Sipas kryeministrit Thaçi, askënd nuk e imunizon e kaluara e tij por puna për të ardhmen.

Kundërshtimet e opozitarëve lidhur me rrjedhën e formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, që të reagojë ndaj këtyre deklaratave. Ai sot në një takim për media akuzat e numrit një të AAK – së, Ramush Haradinaj se FSK – ja po manipulohet nga Qeveria, i quajti deklarata frustruese. Ai tha se të gjithë ish pjesëtarët e TMK – së kanë qenë bashkëluftëtarë të tij dhe se do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre.

“Unë shpreh keqardhje për gjendjen e tij, për reagimet e tij, dëshirojë ta shoh më optimist dhe më real, më të këshilluar mirë, më të reflektueshëm, më të qetë, më të relaksuar dhe të jetojë me realitetin në Kosovë. Pushtetin e japin dhe e marrin qytetarët e Kosovës. FSK – ja është një forcë që do të ndërtohet sipas standardeve të NATO –s, vlerësimin për njerëzit që do të integrohen aty e ka bërë KFOR – i dhe unë kam insistuar që të ketë rivlerësim të ankesave të parashtruara por edhe do të ndodhë kjo, por kjo çështje nuk duhet të shfrytëzohet për motive politike”,tha kryeministri Thaçi.

Ndërkaq duke folur për veriun e Mitrovicës, Thaçi tha se qeveria që ai drejton është e orientuar që të mbështesë zhvillimin e jetës dhe sigurisë në atë vend. Dje qeveria e Kosovës ndau 100 mijë euro për ndërtimin e shtëpive në lagjen “ Kroi i Vitakut”.RTK/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›