E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohet furnizimi për repartin e Radiologjisë

Prishtinë - Ministria e Shëndetësisë siguron furnizim të qëndrueshëm me barna për institucionet publike shëndetësore në pajtim me rregullat, buxhetin dhe procedurat e furnizimit. Gjatë dhjetorit të vitit 2008, instancat ligjore kanë pezulluar kërkesën e MSh për furnizime emergjente. Në këtë furnizim emergjent ka qenë e planifikuar blerja e materialit shpenzues edhe për Radiologji.

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat njoftuan se Reparti i Radiologjisë ka mbyllur dyert për shkak të mungesave të materialit shpenzues. Pas disa orëve, Reparti i Radiologjisë është furnizuar përkohësisht me sasi të vogla. Gjatë 24 oreve te fundit, Reparti i Radiologjisë është furnizuar me sasi të materialit shpenzues deri në kohën e furnizimit të rregullt nëpërmjet tenderimit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se do të ndërmarr të gjitha masat ndaj çfarëdo lëshimi që ka shkaktuar mungesën e materialit shpenzues në Radiologji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›