Që t’mos na “pushtojë” Egjipti!
TIRANE - Kur një tjetër skandal u shfaq këtë javë në një nga ndeshjet e futbollit tonë, në të cilën një nga gjyqtarët u detyrua ta braktiste lojën pas plagës që mori në kokë (tamam si në një luftë të vërtetë!), mendova se një situatë e tillë si kjo e jona, nuk mund të ketë ngjashmëri me asnjë vend tjetër të botës. Sepse, dukuria e shëmtuar e barbarisë nëpër stadiumet tona ku njerëzit duhet të shkojnë për qejf dhe jo për të shfryrë dufin e tyre të urrejtjes, po bëhet diçka e zakonshme. Faktet flasin vetë dhe nuk të lënë vend për hamendësime të kota, të tilla që vetëm duan të largojnë vëmendjen nga problemi delikat që nga dita në ditë po i nxjerrë bojën këtij futbollit tonë të shpifur. Jo më larg se ky kampionat, i ndërprerë qysh kur(!?), kemi parë se si turma njerëzish, pa ju bërë syri tërr nga organizatorët e ndeshjes sulen ndaj arbitrit me ç’tju vijë dorësh dhe e godasin atë ku të munden. Po në këtë kampionat, në një ndeshje tjetër, protagonist bëhet gjithashtu një arbitër “gabimesh njerëzore”, për të cilin nuk mjaftojnë vetëm ato “polemikat” e zakonshme në fushë, por e sulmojnë edhe jashtë saj, nëpër korridoret e stadiumit. Për të ardhur tek rasti i fundit, ai në ndeshjen e shumëpritur Skënderbeu-Flamurtari(!), jo për cilësi, se ky term po bëhet gjithnjë e më i huaj për futbollin tonë, po për skandalet e një lloji tjetër që mund të fshihte këtë herë, ndryshe nga të mëparshmit, gjithashtu të përgojuar e dreqosur me histori nga më banalet, që tashmë bëjnë pjesë në “pasurinë” e këtij sporti. Që t’mos duket se po e teprojmë si shumë rastin në fjalë, nuk është keq të kujtojmë se ka qenë pikërisht në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithë ajo gjurulldi, që mori emrin e saj të vërtetë në mbyllje të kampionatit të kaluar, kur për shkak të armiqësisë së krijuar mes të dyja palëve, mjedisi u bë i papërshtatshëm aq sa u bë shkak për t’mos ja dhënë në çast kupën e kampionit ekipit me më shumë pikë të grumbulluara. Pra, nuk janë dhe aq pak gjithë këto që përmendëm, kur dihet se edhe më parë gjatë dekadës startuese të këtij shekulli, futbolli ynë ka pasur edhe bëma të tjera të këtij lloji që ja kanë shëmtuar edhe më tepër fytyrën atij.
Rasti i fundit... i kësaj jave, kur një gjyqtar u detyrua prej plagës së marrë në kokë që të braktiste ndeshjen, ma përforcoi bindjen se ky lloj futbolli që luhet tek ne, pa cilësi, e rrjedhimisht edhe pa spektatorë, që gati për çdo javë shoqërohet me dhunë ndaj arbitrave por edhe mes vedi, nuk mund të ketë kurrsesi ngjashmëri me asnjë vend tjetër të botës. Natyrisht, ajo që ndodhi në Egjipt, ku mbi 70 vetë vdiqën në stadiumin e Port-Said-it, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur, nuk ka vend për krahasim. N’atë ndeshje futbolli, fatkeqësia ka qenë e përmasave biblike dhe shfaqjet tona, sidomos për ca “optimistë” të paguar nga shefat e futbollit, nuk ka të bëjë aspak me ato të vendit buzë Nilit. Megjithatë, çdo vend ka kuvendin e tij dhe ne’ pazarin e bëjmë këtu me mallin tonë, që dihet se i çfarë cilësie është. Shyqyr që ka aq pak tifozë nëpër këto ndeshjet tona, po më thoshte një ditë një sportdashës kur po diskutonim rreth këtyre dukurive, sepse sipas tij po të ishin stadiumet e mbushur, rrezik që edhe tek ne, me këtë infrastrukturë të shkatërruar, me këtë organizim të papërfillshëm dhe me këtë mentalitet primitiv që kemi, fushat e lojës do të zaptoheshin lehtësisht nga spektatorët dhe mund të ndodhte jo vetëm një plagosje si ajo e kësaj jave, por diçka më e madhe, për t’mos shkuar gjithsesi deri tek fatkeqësia në Egjipt!
Nga gjithë këto mbrapshti që shihen në futbollin tonë ( besoj se mjaftojnë këto që kam përmendur, vetëm për këtë sezon), pyetja tjetër që i lind gjithkujt, veç asaj se kujt vendi tjetër i ngjajmë kështu, është edhe kjo, se, çfarë klime qenka kjo e jona që i kultivon këto bimë të këqija dhe çfarë njerëzish janë ata që i bëjnë hyzmet këtij kopshti barishtesh kaq të dëmshme? Kuptohet se që të marrësh një përgjigje të plotë dhe të saktë, nuk mjaftojnë disa rreshta këtu, sidoqoftë faktet e deritanishme, përfshi edhe ato tjerat të viteve të mëparshme, ku njerëz të pushteteve të ndryshme kanë arritur deri aty sa të zbarkojnë në fushë e t’u imponohen arbitrave dhe të vendosin me “strategji të veçanta” edhe fatet e ndeshjes në favor të tyre tregojnë qartazi se gjërat janë më të vështira për t’u zgjidhur, se sa duken në pamje të parë. Kjo mund të pikaset e të shihet edhe n’ato konflikte interesi midis palëve në lojë, që nisin nga ato me arbitrat e deri tek pushtetet e llojeve më të ndryshme. Duhet pastruar më parë kjo rrugë që futbolli ynë të mos pushtohet nga ngjarje të tilla, ndoshta edhe më të këqija, siç qe ajo e Egjiptit.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)