Pogradec, mbytet në liqen 17-vjeçari
Pogradec- Një djalë 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në liqenin e Pogrdecit. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur 17-vjeçari Valmir Balliu nga fshati Slatinë i Mokrës dhe prej disa vitesh banor në Tiranë hyri për t’u larë në liqen.
I vëllai i tij më i vogël, që ka qenë në breg ka kërkuar ndihmë sapo ka parë që vëllai nuk po dukej më në sipërfaqe. Thirrjes së tij për ndihmë i janë përgjigjur pushues të tjerë, por ka qenë e pamundur që të gjendej trupi i 17-vjeçarit.
Vetëm pas mbërritjes së policisë me skaf, ndihmuar edhe nga peshkatarët ëhstë mundësuar nxjerrja e trupit të adoleshentit. Më pas ai është përcjellë në drejtim të morgut të spitalit për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Sipas policisë mësohet se i riu kishte ardhur prej pak ditësh tek xhaxhai i tij në Pogradec. Ky është rasti i dytë për këtë sezon veror. Ndërkohë që ende nuk ka roje liqeni për të ndihmuar pushuesit. Verën e kaluar u mbytën në liqen tetë persona.