E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje, 50 raste me traumë në ditë

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Krimi në familje, përveç faktit se shënon viktima, lë pasoja shumë të rënda te të gjithë anëtarët e saj. Personat e prekur nga krimi në familje, nga dhuna brenda mureve të shtëpisë apo dhe nga aksidentet, kalojnë tramuma të shkallëve të ndryshme. Vetëm në dy muajt e fundit numërohen 2056 raste, çka do të thotë 50 raste në ditë. Dy muajt e fundit aksidentet e shumta, por edhe rastet jo të pakta të krimeve brenda familjes apo dhe të tjera kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave në repartin e politraumës në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Mjekët e këtij spitali kanë kryer një studim në të cilin paraqiten jo vetëm rastet e prekura nga trauma, por dhe shkaqet që kanë çuar këta persona të bien pre e simptomave të traumës.
Shifrat alarmante
Shefi i kirurgjisë në Spitalin Ushtarak bën të ditur se janë rritur ndjeshëm rastet e personave të prekur nga trauma. Sipas tij, shifra është mjaft alarmante. Vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti janë shënuar 2056 persona me traumë. Sipas përllogaritjeve, çdo ditë kalojnë në traumë 50 persona. Të sëmurët i janë drejtuar për ndihmë Spitalit Ushtarak dhe konkretisht në repartin e politraumës. Mjekë të këtij reparti kanë pasqyruar në statistika jo vetëm numrin e të sëmurëve, por edhe llojin e traumës për çdo pacient, madje, kanë zbardhur dhe shkaqet që e kanë sjellë atë.
Mjekët
Vetëm dy muajt e fundit thotë shefi i kirurgjisë, Xhafer Qamirani, numri ka shkuar në 2056 raste me trauma nga më të ndryshmet. Ky fluks, sipas tij, është gjithmonë në rritje në kohën e ardhjes së emigrantëve. “Për të përballuar këtë fluks, - thotë shefi i kirugjisë, - janë marrë të gjitha masat me ambiente dhe personel. Ndërkohë që i vetmi problem janë procedurat e tejzgjatura të tenderave për blerjen e pajisjeve apo medikamenteve. Që nga viti 1990, raparti i politraumës është i vetmi në vendin tonë, që pret pacientë nga të gjitha rrethet e vendit”.

Vlerësimi i politraumës, 50 rastet e shfaqjes
Dy mjekë të Spitalit Ushtarak, Agron Dogjani dhe Gentian Zikaj, kirurgë të përgjithshëm bëjnë të ditur në studimin e tyre se ekzistojnë më shumë se 50 sisteme klasifikimi të pacientëve të traumatizuar që në më shumë se prej 30 vjetësh e në vazhdim janë publikuar deri më sot për të bërë të mundur vlerësimin e gravitetit të dëmtimeve në të politraumatizuarit. Mjekët e ndajnë traumën në tre tipe kryesore, ku përfshihen që nga dëmtimet e lehta dhe deri ato me pasoja më të rënda për shëndetin e pacientit. Ndërkohë në studim janë evidentuar dhe mënyrat për vlerësimin e saj. Sipas raportit, mësohet se janë studiuar rastet nga vlerësimi i të traumatizuarve, cilësia e trajtimit dhe manaxhimin në urgjencë, mjet edukimi për kirurgët e rinj dhe të tjerë ndihmës, përdoren si mjete ndihmëse për të parë efektivitetin e një departamenti apo një spitali. Mjekët gjithashtu përfshijnë klasifikime për të gjithë nivelet si në vendngjarje, në dhomën e urgjencës, në repartet e terapisë intensive, faktorë të cilët ndikojnë në nivelin e traumës që kalon një pacient.

Vlerësimi i traumave realizohet në tre klasifikime kryesore
1.Anatomik
a.Shkalla e shkurtuar e dëmtimeve
b.Shkalla e gravitetit të dëmtimeve
c.Shkalla e re e gravitetit të dëmtimeve
d.Profili anatomik.
2.Shkalla e korrigjimit të traumës
b.Fiziologjia akute dhe ecuria e sëmundjeve
3.Kombinuar:
a.Shkalla e vlerësimit të mundësisë së mbijetesës
b.Kodi i të politraumatizuarit
c.Klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve

Kufizimet e traumës
Secila prej tyre ka avantazhet dhe kufizimet e veta, akoma nuk ka një sistem universal të dhënash të pranuar nga të gjithë.
1.a- Shkalla e shkurtuar e dëmtimeve. Eshtë një sistem vlerësimi anatomik, i cili është përmirësuar 6 herë deri më 1990 nën monitorimin e plotë të komitetit të klasifikimit. Ndërkohë ka rreth 1300 dëmtime të veçanta. Dëmtimet janë klasifikuar në një shkallë nga 1-6, nga të cilat dëmtimet e vogla vlerësohen me 1 pikë, dëmtimet e rënda me 5 pikë, dëmtimet vdekjeprurëse 6 pikë. Këto shifra paraqesin dëmtimet për një organ por nuk mund të paraqesin gravitetin e dëmtimeve në dëmtimet komplekse. Sipas mjekëve që kanë kryer studimin, mësohet se ka disa ngjashmëri në mes shkallëve të traumës.

Shkallët e traumës
1 Minore
2 Të moderuara
3 Serioze
4 Të rënda
5 Kritike
6 Vdekjeprurëse

Ja si vlerësohet niveli i shkallës së shkurtuar të dëmtimeve nga trauma
Vlera më e madhe e përcaktohet në shumicën e rasteve, në dëmtimet e rënda për çdo regjion të zgjedhur. Format e dëmtimeve, paraqesin vlerat e (AIS) nga më e larta deri te më e ulëta). Sipas mjekëve, mësohet se tri vlerat më të larta të (AIS), pastaj përdoren për të llogaritur (ISS). Ndërsa vlera 5 dhe 6 përfaqësojnë “kërcënim i jetës” bashkohen në një dëmtim
gati të njëjtë sa vija ndarëse është aq e vogël sa bën gati të pamundur ndarjen e gravitetit të dëmtimeve.

Trauma lë dhe dëmtime të jashtme
Çdo tip i dëmtimeve të hasura është i përshkruar në një vlerë nga 1-5 pikë me
1. Dëmtime minore.
2. Dëmtime të moderuara.
3. Dëmtime të shumta, por jo kërcënuese për jetën.
4. Dëmtime kërcënuese për jetën, por me shanse mbijetese.
5. Mbijetesë shumë kritike me pasiguri
6.Vdekjeprurëse.

Kufizimet
1-Kompleksiteti matematik i llogaritjeve.
2-Jep të dhëna parashikuese modeste në parashikimin e mundësive të mbijetesës). 2,a- Shkalla e korrigjimit të traumës (RTS) Revised-Trauma-Score (Champion1990). Është një sistem vlerësimi fiziologjik i prezantuar nga Champion(1990) është me një besueshmëri saktësie në përcaktimin e traumave. Kjo përdor të
dhënat e pacientit në radhë të parë dhe nga gllasgoë coma scale (GCS), presioni sistolik (PS) dhe frekuenca respiratore (FR) 4.
RTS = 0.9368 GCS + 0.7326 PS + 0.2908 FR Vlerat e RTS luhaten nga
0-7.8408. Në vlerësimin e RTS ka rëndësi kryesore vlera e GCS në dëmtimet e rënda kraniale të pastra pa dëmtime të tjera multiorganore ose ndryshime madhore fiziologjike. Një vlerë prag e RTS 4 janë të dhënat që kanë të bëjnë me identifikimin e këtyre pacientëve, të cilët duhen të trajtohen në qendra traume, megjithëse vlera mund të jetë diçka më e ulët).
Këtu më poshtë po japim pak më të detajuar mënyrën e vlerësimit të shkallës së korrigjimit të traumës (RTS) duke u bazuar nga parametrat si GCS, presioni sistolik (PS) dhe frek respiratore (FR) dhe mosha).
Pasqyra -4 Vlerësimi me pikë i variableve (GCS,PS,FR dhe mosha) që bëjnë të mundur vlerësimin e RTS.

Trauma e hapur (penetrante) të shkaktuara nga:
1.Plagë me armë zjarri (PAZ).
2.Dëmtime me lëndë plasëse (DLP).
3.Goditje me mjete të mprehta (GMP)
Taktika e trajtimit ndahet në :
1.Operatore
2.Konservative

Ndarja sipas grup-moshave është:
0-15 vjeç janë 12%(6 raste)
15-55 vjeç janë 66% (33 raste)
mbi 55 vjeç janë 22% (11 raste)
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›