Kriminelët shqiptarë, personazhet e rinj të Hollivudit
Autori i Lajmit: red.
Kinematografia amerikane, e etur për personazhe të rinj me karakter negativ, pasi ka ezauruar kombësi të tilla si ruse, kineze, kolumbiane etj. duket se ka filluar t i bëjë “të modës” shqiptarët në filmat me kriminelë
Filmi i fundit i producentit francez Luc Besson “Taken” me regji të Pierre Morel e ka shndërruar në fiksion kultin e keq tashmë të krijuar nga shqiptarët si protagonistë të rëndësishëm në botën e prostitucionit. Filmi, i cili është një bashkëpunim franko-amerikan me tipare totalisht hollivudiane, ka në qendër një ish-oficer te CIA-s, Bryan Mills, rol i cili luhet nga aktori i mirënjohur, 56-vjecari Liam Neeson. I ndarë nga gruaja, Neeson vjen në Los Anxhelos për të qenë pranë së bijës Kim (Maggie Grace), një adoleshente e llastuar që po shijon jetën luksoze të siguruar nga njerku i saj i ri, një biznesmen i suksesshëm dhe tepër i pasur. Kur disa ish-kolegë të CIA-s ndërhyjnë për t i siguruar një punë Brian Mills si truproje i një këngëtareje të famshme (Holly Valance), ai arrin ta shpëtojë këngëtaren në mënyrë spektakolare nga një tentativë për ta plagosur duke treguar se nuk e kishte humbur aspak nuhatjen instiktive dhe zhdërvjelltësinë për të goditur.
Me këmbënguljen e ish-gruas, Mills e lejon të bijën të shkojë për një vizitë në Paris të Francës me shoqen e saj Amanda. Sapo mbërrin në Paris, të dyja vajzat rrëmbehen nga një bandë kriminelësh shqiptarë të drejtuar nga kapoja i tyre Marko, personazh që luhet nga aktori shqiptar në ngritje i Hollivudit, Arben Bajraktari. Mills niset menjëherë për të shpëtuar të bijën në Paris dhe e kupton se ka vetëm 96 orë para se vajzat të përfundojnë të droguara në ndonjë treg të fëlliqur mishi të bardhë apo në haremin e ndonjë arabi të pasur. Shpejtësia e veprimeve të stilit Jason Bourne nga filmi Bourne Ultimatum nga momenti që e bija rrëmbehet ndërsa po fliste në telefon me të, është frymëmarrëse dhe marramendëse. Me ndihmën e zellshme të policisë së Parisit, të cilët mezi prisnin momentin për të anihiluar këtë rrjet famëkeq dhe tepër të rrezikshëm trafikantësh, si dhe me ndihmën e një përkthyesi shqiptar që kishte edhe ai hesape personale me Markon, Mills fillon misionin e tij duke eliminuar me brutalitet dhe shpejtësi pjesëtarët e kësaj bande gjakatare. Urrejtja për pengmarrësit dhe dëshira për çliruar vajzat e rrëmbyera e shndërron Neeson në një makinë vrasëse të pamëshirshme. Pasi e gjen bordellon ku kishin qendrën kriminelët shqiptarë, ai i shkatërron plotësisht atë dhe me një tempizëm topitës, vret të gjithë pjesëtarët e bandës që gjendeshin brenda, para se t i vihet në ndjekje Markos dhe ta vrasë edhe atë. Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët sillen në filmat hollivudianë për të personifikuar personazhe të botës së krimit, duke u veshur me tipare tepër të egra dhe gjakatare. Në filmin e fundit të Sid Kalisë “In With Thieves”, një rrjet kriminelësh shqiptarë, trafikantë droge të kryesuara nga Antoni, përbëjnë “të këqinjtë” e skenarit të filmit. Tek “Taken”, regjisori dhe njëkohësisht skenaristi Luc Besson, përveç personazhit, është kujdesur që në filmin e tij personazhi shqiptar të luhet gjithashtu nga një aktor shqiptar. E kush më mirë do ta luante këtë rol se Arben Bajraktaraj, i cili fitoi famë pas debutimit të tij në filmin e fundit të Harry Potter “Harry Potter and the Order of the Phoenix”? Kinematografia amerikane, e etur për personazhe të rinj me karakter negativ, pasi ka ezauruar kombësi të tilla si ruse, kineze, kolumbiane etj. duket se ka filluar t i bëjë “të modës” shqiptarët në filmat me kriminelë. Në to, personazhet shqiptarë kanë marrë trajtat e kriminelëve të paskrupuj dhe me temperament tepër të ashpër.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008