“Berisha po ju vjedh imazhin sportistëve tanë”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Xhufi, i është përgjigjur interesimit të medias në lidhje me me deklaratat e fundit të sportistëve tanë, të cilët kohët e fundit kanë akuzuar Qeverinë se nuk kanë përkrahje financiare nga shteti për të pasur në këtë mënyrë edhe suksese të mëtejshme në ecurinë e sportit shqiptar. Ai është shprehur: “Së pari më lejoni të përshëndes të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike të Pekinit, të cilët mes mijëra vështirësive me një angazhim serioz janë përpjekur dhe po përpiqen të nderojnë vendin dhe flamurin në Olimpiadën e Pekinit. Në mënyrë të veçantë do doja të përgëzoja ata sportistë që kanë arritur rezultate të suksesshme të dukshme, siç është peshëngritësi Erkand Qerimaj dhe peshëngritësja Romela Begaj. Donim të inkurajonim gjithashtu edhe ata sportistë që, jo për faj të tyre, nuk mundën të arrin ato kuota që kishin ambicie të arrinin. Nga ana tjetër, doja të theksoja që rezultatet e sportit në përgjithësi dhe ato të Olimpiadës së Pekinit në veçanti, në fund të fundit pasqyrojnë edhe nivelin e angazhimin e qeverisë, për zhvillimin e sporteve. Unë dua të them me keqardhje atë që ne e kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme, që qeveria interesohet për sportin vetëm në atë masë që ai përbën një imazh personal për anëtarët e qeverisë apo të vetë Kryeministrit. Aktualisht qeveria nuk ka bërë absolutisht asnjë gjë për sportin dhe rasti i dy sportistëve të suksesshëm që përmenda dhe që arritën rezultate të larta në Pekin, dhe që nuk janë shpërblyer ashtu si e kërkon dhe ligji, tregon pikërisht një gjë të tillë. Nga ana tjetër, dua të kujtoj shqetësimin e madh që kjo qeveri, ky antiministër i Kulturës dhe i Sporteve, po dhe vetë Kryeministri, kaluan së fundmi amendimin për ligjin “Për sportin”, i cili synon që t i kthejë terrenet e fundit sportive që kanë ngelur, në sheshe për ndërtim pallatesh. Edhe kjo është një “shenjë” e moskujdesit të kësaj qeverie antisportive ndaj sportit”, - përfundoi zëvendëskryetari i LSI-së.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008