Njuton: “Krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”
Autori i Lajmit: red.
Isak Njuton (1642-1727: I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Ai shtoi konceptin e masës në lidhjen mes forcës dhe nxitimit; prezantoi ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe parashtroi tezën se një trup në lëvizje do vazhdojë të lëvizë në vijë të drejtë me shpejtësi konstante, përsa kohë që mbi të nuk vepron një forcë. Ligjet e lëvizjes së Njutonit u përdorën për 4 shekuj që nga llogaritjet e thjeshta inxhinjerike deri tek projektet teknologjike më komplekse. Kontributet e Njutonit nuk ngelen vetëm tek graviteti por zgjerohen në fushat e optikës dhe mekanikës. Si zbulues i shtatë ngjyrave të dritës, Njutoni hodhi kështu themelet e një disipline të re të quajtur optikë. Përveç zbulimeve të tij shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje të Krijimit. Ai mbështeste idenë se “krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”. Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë, në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm dhe të urtë.
Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira e tij për t iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij e famshme Principia Mathematica (Matematika Elementare):
…Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai drejton çdo gjë dhe di të gjitha gjërat, që janë apo që mund të bëhen. …ai përbën kohën dhe hapsirën. Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave”
Xhon Flamstid (1646-1719)
Ai ishte themeluesi i observatorit të famshëm të Grinuiçit dhe astronomi i parë mbretëror i Anglisë. Flamstid, i cili pas vëzhgimeve të panumërta, krijoi hartën e parë të madhe yjore në kohën e shpikjes së teleskopit, ishte gjithashtu një klerik i devotshëm. Xhon Uduord (1665-1728)
Uduord ishte një nga themeluesit e mëdhenj të shkencës së gjeologjisë. Një nga kontributet më të vlefshme të tij ishte ndërtimi i një muzeu të rëndësishëm paleontologjik në Kembrixh dhe hapja e degës së gjeologjisë atje.
Karolus Lineus (1707-1778)
Lineus, një shkencëtar mjaft i devotshëm, kreu studime të rëndësishme në botanikë. Ai provoi se bimët riprodhohen seksualisht dhe i prezantoi shkencës nocionin e “taksonomisë biologjike”.
Zhan Deluk (1727-1817)
Deluk ishte një fizikant zvicerian i cili formoi termin “gjeologji”. Ai dhe babai i tij zhvilluan termometrin e sotëm me mërkur dhe higrometrin (aparat për matjen e lagështisë së ajrit). Ai njihet për besimin e tij në Krijimin dhe për sfidën e tij ndaj idesë se universi dhe jeta erdhën rastësisht.
Sër Uilliam Hershel (1738-1822)
Hershel ishte një nga astronomët më të kompletuar të shekullit të 18-të. Hershël, i cili ndërtoi teleskopët pasqyrues më të avancuar të kohës së tij dhe që katalogoi dhe studioi mjegullnajat dhe galaksitë si askush më parë, ishte një shkencëtar besimtar. Ishte Hershel ai që tha: “Astronomi jo i devotshëm duhet të jetë i çmendur”, duke theksuar se është e habitshme, që një shkencëtar që studion astronominë dhe është dëshmitar i rregullit të përkryer në univers, të mos besojë në Zot.
Uilliam Peili (1743-1805)
Peili ishte një shkencëtar që besonte në krijimin. Vepra e tij “Teologjia Natyrore” ishte një nga librat më të shitur të kohës së tij. Peili ndjente se “nëse veprat e artit janë prodhim i njeriut, atëherë gjallesat duhet të jenë prodhim i një qënieje shumë më superiore se njeriu”. Sipas Peilit, fakti se të gjitha gjallesat janë të pajisura me të gjitha veçoritë e nevojshme për të jetuar në mjedisin e tyre është një “shenjë modelimi dhe e një Krijuesi modelues.” 99)
Zhorzh Kuviè (1769-1832)
Kuviè ishte një nga anatomistët dhe paleontologët më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion.
Hamfri Deivi (1778-1829)
I njohur si njeri i fesë, Deivi ishte një nga kimistët më të mëdhenj të kohës së tij, nxënës i të cilit ishte Faradei. Ai ishte i pari që veçoi shumë elementë të rëndësishëm kimikë, zhvilloi teorinë lëvizëse të nxehtësisë, shpiku llampën e sigurisë, vërtetoi se diamantët janë prej karboni si dhe shumë ndihmesa të tjera të rëndësishme.
Adam Seguik (1785-1873)
Një nga gjeologët kryesorë të Anglisë së shekullit të 19-të, Seguik është veçanërisht i famshëm për identiikimin dhe emërtimin e sistemeve kryesorë shkëmborë të njohur si Kambrianë dhe Devonianë. Ai ishte gjithashtu klerik dhe, edhe pse mik i Çarls Darvin, ka kundërshtuar gjithmonë idetë e tij evolucionare.
Majkëll Faradei (1791-1867)
I njohur botërisht si një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Faradei ka qenë veçanërisht i talentuar në zhvillimin e shkencave të reja të elektricitetit dhe magnetizmit. Ai dha gjithashtu ndihmesë kyçe në fushën e kimisë. Faradei ishte një shkencëtar që besonte në ekzistenën e një Krijuesi dhe se shkenca e feja janë në harmoni. Meqë një Zot krijoi botën, besonte ai, e gjithë natyra duhet të jetë e ndërlidhur si një e vetme. Në bazë të kësaj ideje ai arriti në përfundimin se elektriciteti dhe magnetizmi duhet të jenë në relacion.
Samuel Mors (1791-1872)
Mors ishte një shkencëtar i njohur për shpikjen e telegrafit. Ai gjithashtu ndërtoi aparatin e parë fotografik në Amerikë. Mors besonte në ekzistencën e një Krijuesi i cili krijoi çdogjë për një shkak të caktuar. Ai ndjente se bota materiale dhe ajo shpirtërore vepronin në harmoni. Vetëm katër vjet para se të vdiste Mors shkroi: “Sa më shumë t i afrohem fundit të pelegrinazhit tim, vlerësohet më shumë madhështia dhe sublimiteti i kurës së Zotit ndaj njeriut gabimtar dhe e ardhmja ndriçohet me shpresë dhe gëzim.”
Xhozef Henri (1797-1878)
Fizikanti dhe shkencëtari i devotshëm amerikan Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim hyjnor.
Luis Agasiz (1807-1873)
Agasiz, i njohur gjerësisht si biologu më i madh amerikan, ishte një kundërshtar i vendosur i evolucionizmit. Agasiz e shihte planin hyjnor të Zotit kudo në natyrë dhe nuk mund të pajtohej dot me një teori ku nuk njihej rregulli. Si shkroi edhe ai vetë në Esse mbi Klasifikimin: Kombinimi në kohë dhe hapsirë i gjithë këtyre koncepteve të llogjikshme shfaq jo vetëm mendim, tregon gjithashtu paracaktim, fuqi, urtësi, madhështi, gjithëdije, maturi. Me një fjalë, të gjithë këto fakte në lidhjen e tyre natyrale thërrasin me zë të lartë Zotin e Vetëm, të cilin njerëzit mund të njohin, adhurojnë dhe duan.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008