PS: “Shteti i shurdhët
Autori i Lajmit: red.
Selia rozë shprehet e alarmuar për trajtat e shfrenuara që po merr fenomeni gjithnjë në rritje i dhunës dhe krimit brenda familjes. Forumi i Gruas së kësaj partie akuzon qeverinë për indiferencë ndaj vrasjeve në familje, të vëna së fundmi në vëmendjen publike nga mediat, viktima të të cilave kryesisht kanë qenë gra. PS deklaron se parandalimi i diskriminimit gjinor do të jetë një ndër pikat kryesore të programit elektoral në zgjedhjet e 2009. “PS shpreh shqetësimin e saj për rastet e shumta të krimit dhe dhunës brenda familjes. Brenda pak ditësh, ne kemi dëgjuar dhe përjetuar një numër të madh tragjedish të ndodhura në familjet shqiptare. Ngjarja në Kurbin, pason rastet e shumta të ditëve të fundit, sikurse ajo e ndodhur në Gjirokastër, ajo e burgut të Peqinit, vrasja në lagjen “Porcelan”, dhe shumë të tjera që kanë qenë në vëmendje të publikut. Krimi dhe dhuna në familje përbëjnë sot një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Dhe ajo që është më problematike, ka të bëjë me faktin se viktimat kryesore janë gratë, të cilat vazhdojnë të vuajnë dita-ditës, jo vetëm diskriminimin gjinor, përjashtimin nga tregu i punës, varfërinë ekstreme, vështirësitë në sistemin shëndetësor dhe arsimor, izolimin social, por edhe indiferentizmin total të shtetit në lidhje me dhunën dhe krimin në familje.
I bëjmë thirrje qeverisë të mos tregohet e shurdhët ndaj kambanave të vazhdueshme të dhunës në familje, por të punojë për parandalimin e këtij fenomeni, që po kthehet sot në plagën më të rëndë të shoqërisë. Ne kërkojmë me forcë krijimin e një mjedisi ku dhuna të mos shikohet më si diçka normale, por si një akt që duhet ndëshkuar nga e gjithë shoqëria. Partia Socialiste dhe Forumi i Gruas Socialiste, shprehin angazhimin e plotë në luftën ndaj çdo forme dhune dhe diskriminimi gjinor. Gjithashtu, ne angazhohemi, që në programin e ri të 2009, t i kushtojmë një vend të kryesor krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetaret dhe qytetarët shqiptarë”.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008